Një ditë pasi Ilir Meta do të lërë presidencën, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk humbet kohë, dhe ka thirrur Konventën Kombëtare, pikërisht më datë 25 korrik. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, tha në një deklaratë për mediat, se do të kryhet një riorganizim i të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023. Konventa shton Braimallari, do të jetë një moment historik për LSI-në dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit. Braimllari paralajmëron se në Konventë do të merren vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative, që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

‘Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qëndror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI. Qytetarët kërkojnë një opozitë e cila përballet pa asnjë kompromis me regjimin rilindas, një opozitë e cila ka mbi çdo gjë interesin publik, një opozitë që denoncon korrupsionin, krimin dhe trafiqet, një opozitë që bën çdo sakrificë për qytetarët. Konventa e 25 korrikut, do të jetë moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën optimizmin e qytetarëve dhe që u rrit kurajon atyre për t’u përballur me regjimin por dhe u ngjall shpresën për ta ndërtuar jetën e tyre dhe të ardhmen në Shqipërinë.'- thotë Braimllari.

Ilir Meta ka paralajmëruar se do të rikthehet fuqishëm në politikën aktive, ndërsa gjasat janë që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që e themeloi në shtator të 2004-ës, për t’ia lënë më tej bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kur u ë president.