POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kryemadhi në Shkodër: Shqipëria e pozicionuar në hartën e 'zezë', dalja në opozitë e domosdoshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh nga Shkodra se Shqipëria është pozicionuar në "hartën e zezë"  të vendeve që mund t'iu rikthehet viza, për shkak të trafikut dhe kriminalitetit që po zhvillohet dita-ditës. Ajo tha se qeveria aktuale e vendit ka ardhur në pushtet vetëm në sajë të bandave kriminale.

Kryemadhi e cilësoi vendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të dalë në opozitë si të domosdoshme, pasi sipas saj LSI nuk mund të bëhej bashkëfajtore me grupet kriminale të kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre.

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së 

Kryemadhi u shpreh më tutje se Edi Rama po ushtron një diktaturë neo-komuniste e kriminale, e cila ka depërtuar brenda shtëpive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ajo theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë shumë të rëndësishme për forcën e saj politike, pasi opozita është mëse e vendosur për t’i rikthyer integritetin dhe dinjitetin Shqipërisë dhe shqiptarëve që kanë përfunduar si skllevër jashtë vendit.

Kryetarja e LSI-së theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë ç’është e mundur që Rama të rrëzohet, pasi sipas saj, gjendja aktuale e vendit demonstron se Ramës nuk i intereson që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Duke e akuzuar për një lidhje të ngushtë me oligarkët, Kryemadhi u shpreh se Rama duhet të rrëzohet sa më parë, si me votë ashtu edhe me protestë. 

a.s.//Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Zeneli: 17/11/2018 14:24

    Sudja e ka tamam Me timonierin qe flet percart dhe nuk I jep njeriut nje pergjigje te mencur si kryetar shteti kete vend e ka marre lumi Me Dulin e DAKOS RAMA do te ndaloje DROGEN ne vend

    Përgjigju
  • Zenjeli: 17/11/2018 12:22

    Ç'farè po thua moj SUDE ??!!!! A je në rregull nga Trutë ???!!! Po kush e ka në Parti Haxhinaston , Naçon dhe Palaçon Petrit Vasili ????!!! Po ku gjendet një HAJDUT i dytë si Petrit Vasili ???!!! Petriti i LSIsë NUK ka Shokë në VJEDHJE!? Petrit Vasili i bën ZYRAT e SHTETIT "Çafterra" me të VJEDHUR !!! Petriti VODHI dhe ABZOI edhe me USHQIMIN e BURGAXHINJËVE !!! Petrit Vasili është një KRYE HAJDUT Profesionist që i bën Zyrat e SHTETIT COPA-COPA ! Petriti është një HAJDUT dhe PLAÇKITËS i Shqipërisë që GRABIT edhe ILAÇET e të SËMURËVE me KANCER !!!??

    Përgjigju
  • ERP: 17/11/2018 12:17

    Ti edhe yt shoq keni dhenje kontribut te madh qe Shqiperia eshte ne kete liste. Hajduter

    Përgjigju
  • cimi 07: 17/11/2018 11:53

    o hajdute!!

    Përgjigju