TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një postim në faqen e saj në Facebook shprehet se së bashku me Lulzim Bashën kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos. Prej disa javësh vijon debati për sigurimin e 84 votave në Kuvend për kalimin e draftit të Reformës Zgjedhore, por Kryemadhi ka një tjetër version. Ajo thekson se në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Prandaj, shton drejtuesja e LSI-së, çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik.
"Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos. Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë" mbyllet postimi i Kryemadhit.
Legjitimitetin e kuvendit e beni si t'ju interesoje, dikur kur u larguat kuvendi thoshnit se kuvendi nuk eshte legjitim se nuk ka 140 deputete, sot thoni qe votimi ne kuvend eshte plotesisht i ligjshem edhe me 71 vota, e cuditshme kjo logjike, pasi tani ju intereson te jeni deputet te sigurt nepermjet listave te mbyllura me kete lloj votimi, ptuuu race e poshter
Përgjigju