Kryemadhi pret Peter Tejler:
Kriminelët ndikuan në votime

Kryemadhi pret Peter Tejler:<br />Kriminelët ndikuan në votime<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, priti në një takim kreun e delegacionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare, Peter Tejler. Ky i fundit prezantoi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndërsa Kryemadhi vlerësoi sensin realit të këtij raporti.

Sipas saj, në raport konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve, siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor, ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore, ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor, kryetarja e LSI është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e ODIHR për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera, ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie