LSI ka reaguar pas ‘furtunës’ së ndodhur sot në Policinë e Elbasanit, ku kryepolici Haki Çako shkarkoi gjithë drejtorët. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi nga Berati se Çako është ushtarak i krimit dhe kupola e krimit të organizuar është në kryeministr.

Sipas saj, Rama gëlltiti çorbën e Saimirit dhe tani po iu bie në qafë policëve të ndershëm. Ashtu si krydemokrati Basha, edhe Kryemadhi kërkon shkarkimin e Haki Çakos.

“Krimi i organizuar po uzurpon ekonomine shqiptare. Edi Rama ka rene moralisht si kryeminister. Tahiri nuk eshte dru i shtrember, por dege ne trungun e kalbur te Edi Rames. Edi Rama kryeqezoi Ps me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen. Cako ushtar i krimit. Kupola e krimit te organizuar eshte ne kryeministri. Rama gelltiti corben e Sajmirit, dhe po i bie me qafe policeve te ndershem. Cako i pari qe duhet shkarkuar”, deklaroi Kryemadhi.

d.c./shqiptarja.com