Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se shqiptarët po të duan mund ta pushtojnë zyrëne Ramës në një sekond, por ajo që duhet është të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryemadhi tha se nga listat që Rama ka prezantuar për kreybashkiakë duket sikur po punon për të shtyrë zgjedhjet lokale.
"Është një protestë që ka të bëjë me mbijtesën e shqiptarëve.Rama nuk do të jetë në zyrën e tij si gjithmonë. Ai e di shumë mirë që zyra e tij mund të bashkohet në një sekond, por kjo do ishte shumë keq për të. Prandaj duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Akti final vjen kur shqiptarët të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Varfëria është shumë e madhe. Shqiptarët nuk kanë mundësi për të ushqyer fëmijë dhe për të paguar taksat. I rëndësishëm është sensibilizimi. Në çdo protestë njerëzit shtohen. Ne kemi nisur me djegien e mandateve, por i kemi dhënë Shqipërisë të kuptojë se opozita nuk është e kapur. Ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, vërtetuam se na ka ngelur një fije ndërgjegje. Surpriza e kësaj proteste janë ata mijëra shqiptarë që kanë dalë në shesh. Unë mendoj se duhet t'i japim shqiptarëve shansin të zgjedhin atë që duan. Një kapje e shtetit sjell varfërinë e shqiptarëve.
Kur kam parë listë e kandidatëve kam kuptuar se zgjedgjet lokale po punon për t'i shtyrë. Po largon ta deputetë me të cilën nuk ndihet i sigurtë. Po krijon idenë që mund të ketë zgjedhje. Zgjedhje nuk do ketë. Në çdo protestë kemi ardhur duke u shtuar. Edhe në 13 prill që kishte shumë shi, shqiptarët ishin akoma më të shumtë. Njerëzit nuk janë dakord me arrogancën e Ramës. Të gjithë ata policë që kanë vënë qytetarët përballë policisë,kam një mesazh për ata që kërcënojnë ta dinë se do e marrin shumë shpejt përgjigjen", deklaroi Kryemadhi.
Lajmi kryesor: