7 orë bomba molotov ndaj institucioneve, Basha: Në mëngjes kërkojmë lirimin e Dollapit! Të hënën sërish protestë (VIDEO)

Një protestë që shpërtheu në dhunë ishte ajo e opozitës joparlamentare që nisi në orën 18:30 dhe u përmbyll pas mesnate me sulmin me bomba molotv, fishekzjarrë e sende të forta ndaj 4 institucioneve, Kryeministrisë, Kryeisë së Kuvendit, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë. Protesta u mbyll në orën 01:30 të mëngjesit të së dielës, ku lideri i Partisë Demokratike lajmëroi se do të ketë një tjetër protestë kombëtare të hënën pasdite, ndërsa të dielën në mëngjes do të kërkohet para drejtorisë së Policisë së Tiranës, lirimi i sekretarit organizativ të PD-së, Sit Dollapi, që u shoqërua gjatë zhvillimit të protestës.

Për 6 orë, simpatizantët e opozitës sulmuan institucionet. Nisën me kryeministrinë ku hodhën bomba molotov në hyrjen e godinës që u përfshi nga flakët në pjesën e derës kryesore. Forcat e policisë u rrezikuan pasi bombat molotov hidheshin në drejtim të tyre që ruanin sigurinë e kryeministrisë në kordonin e parë. 14 efektivë mbetën të plagosur dhe dy protestues. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish bomba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit, njërin prej të cilëve e largoi nga flakët një efektiv i policisë.  Më tej u sulmua edhe kryesia e Kuvendit.

Ndërkohë që pas mbajtjes së fjalimit të kryedemokratit Basha në podiumin para kryeministrisë me në sfond zhurmën e bombave molotov, protesta u zhvendos tek parlamenti. Aty dhuna ishte edhe më e madhe pasi protestuesit nisën furishëm të hedhin bomba artizanale molotov ndaj policisë, fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të tyre. Turma u shpërnda me hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë, por ashtu siç shpërndahej ashtu edhe rimblidhej sërish duke përsëritur aktet e dhunshme.

Para Parlamentit policia arrestoi Sait Dollapin, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike për skena të dhunshme që ai kishte kryer para Kryeministrisë. Ky vendim bëri që lideri demokrat, shoqëruar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputetët, të marshojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku u shoqërua Dollapi.

Policia e Tiranës ishte institucioni i tretë që u sulmua nga protestuesit, ku sërish pati skena kaotike, bomba molotv, gaz lotsjellës ndërsa dhuna nuk kurseu as përfaqësuesit e mediave. Gazetarë e kameramanë të disa televizioneve (ReportTv, TopChannel, Vizion Plus dhe AbcNews) mbetën të lënduar, ndërsa grupi i xhirimit të Report Tv nuk u lejua nga protestuesit të kryente detyrën për transmetim tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Kryedemokrati Basha mbajti një mbledhje urgjente në seli ku në përfundim doli duke i bërë publik protestuesve planin e protestave. Të dielën do të ketë një tubim para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e Sait Dollapit, ndërsa të hënën do të mbahet pasdite në 18:30 protesta e pestë kombëtare kundër qeverisë.

VIDEO e plotë, protesta e 11 majit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:30
Pas protestës PD zhvendoset në spitalin e Traumës

Përfaqësuesit e opozitës, pas mbledhjes së organizuar në selinë blu janë nisur drejt spitalit ushtarak për të vizituar sekretarin organizativ të PD Sait Dollapin i cili është dërguar atje për të marrë ndihmën mjekësore.

Më herët në spital kanë qenë edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca dhe dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia të cilët nuk janë lejuar nga policia të vizitojnë Dollapin.

Ora 01:23
Basha mbyll protestën, njofton tubimin e radhës: Mos mungoni, t'i japim një grusht

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbyllur protestën e sotme, duke bërë thirrje për një tjetër protestë kombëtarë, ditën e hënë në orën 18:30.

"Në këtë orë të vonë të natës du t'iu komunikoj vendimin unanim të opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18:30 në përgjigje të dhunës shtatzarake të regjimi të Edi Ramës për të larguar një orë e më parë qeverinë e krimit.

Nesër në orën 11:30 do protestojmë përpara drejtorisë së policisë së Tiranës

Mos mungoni të hënën, t'i japim një grusht klikës që na ka pushtuar", u shpreh Basha

Ora 01:04
Protestuesi shkul pllakat, gjuan në drejtim të forcave të FNSH-së

Një akt i rëndë dhune nga një protestues te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesi ka shkulur pllakat dhe ka gjuajtur drejt specialëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

 

Ora 00:22
Sait Dollapi dërgohet në spital/ Forcat e policisë rrethojnë Traumën

Pas arrestimit, sekretari organizativ i PD Sait Dollapi është dërguar në spitalin e traumës, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ai u arrestua pak më parë nga policia për shkak se sulmoi gjatë protestës në drejtim të perimetrit të sigurisë përpara kryeministrisë.

Por për shkak të reagimit tepër të ashpër të protestuesve, të cilët për minuta të tëra rrethuan Drejtorinë e Policisë Tiranë, i gjithë Spitali i Traumës është rrethuar nga forca të shumta policore.

Ora 00:18
Basha tërhiqet për vendim: Më prisni (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar mirëkuptimin e protestuesve për të pritur vendimin që do të marrë PD lidhur me vijimësinë e protestës.

"Kemi thirrur një mbledhje urgjente pas shpalljes së luftës nga Edi Rama. Vendosmëria jonë nuk do të lejojë më kurrë diktatin e krimit  dhe skllavin e tij Edi Rama. Beteja do të vazhdojë deri në fund, derisa të marrë fund lidhjes me krimin. Ju jeni qytetarë dhe prindër. Jeni sot ushtria demokratike. Jeni shpresa e vetme për një Shqipëri demokratike", u shpreh Basha.

Ora 00:06
Momente tensioni para Drejtorisë së Policisë (FOTO)
Ora 00:06
PD dhe LSI në takim me strukturat e larta

Partia Demokratike dhe LSI kanë thirrur në një takim urgjent të përbashkët strukturat drejuesë për të përcaktuar vijimësinë e protestës. Në mbledhje janë thirrur kryesia e partisë, grupi parlamentar dhe kolegji i kryetarëve.

Ora 23:54
Persona të maskuar i vënë sërish flakën kazanëve (VIDEO)

Disa persona të maskuar i kanë vënë flakën disa kazanëve të mbeturinave pranë drejtorisë së policisë. Policia ëhtë përpjekur t'i largojë përmes autobotit të ujit por ata janë rikthyer sërish.

Ora 23:29
Protestuesit i vënë zjarrin kazanëve të plehrave te Drejtoria e Policisë (FOTO)
Ora 23:17
Policia arreston një person në tunelet e Myslim Shyrit, sërish Vokshi prezente (VIDEO)

 

Një tjetër protestues është vënë në prangat e policisë pranë drejtorisë së Policisë tek Myslym Shyri. Policia ka ndjekur personin që është shoqëruar më pas deri në tunelet pas drejtorisë së policisë. Prezente ka qenë edhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi e cila është revoltuar ndaj efektivëve.

Ora 22:38
Edhe media bie pre e dhunës! Protestuesit sulmojnë ekipin e Report TV tek Drejtoria e Policisë (VIDEO)

Pre e dhunës në protestën e opozitës joparlamentare ranë edhe përfaqësues të medias. Protestuesit e opozitës sulmuan grupin e xhirimit te Report TV që shkoi për të tranmsetuar LIVE zhvillimet pranë Drejtorisë së Policisë, ku protestuesit u zhvendosën pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Militantët sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.

Protestuesit i zunë rrugën makinën brenda së cilës ndodheshin gazetarët dhe grupi i xhirimit. Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit të shpërthejnë në dhunë. Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona duke mos u lejuar të transmetojë në atë pjesë të zhvilimit të protestes tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Bashkë me këtë ekip xhirimi ka qenë gazetari i Report TV Arsen Rusta i cili thotë se fillimisht protestuesit kanë hedhur fjalë ofenduese në drejtim të tyre e më pas kanë kërkuar me forcë largimin e tyre. Në grupin e xhirimit ishin tre operatorë, një teknik direkte dhe gazetari Rusta

Më herët u sulmuan nga protestuesit edhe operatorët e ABC News, dy kameramanë të Top Channel, ndërkohë që protestuesit thyen edhe dronin e televizionit "Vizion Plus".

Siç raportoi gazetari Andi Qosja nga ABC News, autorët kanë qenë 5 vetë dhe pasi hodhën disa bomba molotov në drejtim të Parlamenti, iu drejtuan operatorit dhe dëmtuan disa kamera dhe aparatura që shërbejnë për transmetimin live. 

Ora 22:35
Protestuesit hedhin bomba molotov te drejtoria e policisë, turma shpërndahet me gaz lotsjellës (VIDEO)

Protestuesit kanë mbërritur pranë drejtorisë së Policisë se Tirane për të kërkuar lirimin e sekretarin e organizativ të PD Said Dollapi., qe u arrestua para parlamentit. Ata kanë hedhur bomba molotov, ndërkohë që policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

 

Ora 22:17
Arrestohet Sait Dollapi, Basha thërret turmën ta ndjekin drejt Policisë së Tiranës (VIDEO)

Pas skenave të dhunshme tek Parlamenti, policia vuri në pranga sekretarin organizativ të Partisë Demokratike Sait Dollapin. Ky veprim ka bërë që lideri demokrat Lulzim Basha të dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu ku ishte vendosur pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë për shpërndarjen e turmës. Kryedemokrati i bëri thirrje militantëve ta ndjekin në marshim drejt Policisë së Tiranës, ju ai tha se është shoqëruar Sait Dollapi.

Ora 21:40
Basha merr direktiva nga Berisha, policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lostjellës (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë bashkuar sërish me protestuesit përpara parlamentit. Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën përmes autobotit të ujit dhe gazit lotsjellës. Brenda pak sekondave i gjithë sheshi para parlamentit është zbrazur.

Ora 21:32
Protestuesit sulmojnë operatorin, e godasin dhe i thyejnë kamerën

1557602608_opozita.jpg

Pesë persona të maskuar në protestën e opozitës kanë sulmuar operatorin Mateo Brahja të televizionit ABC news. Prej më shumë se gjysmë ore ai nuk mundet të transmetojë pasi protestuesit e kanë goditur dhe i kanë thyer edhe kamerën.

Ora 21:27
Fotolajm/ Berisha me kundragaz me vete në protestë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë prezent në shesh, edhe në protestën e sotme të opozitës. Por ai duket se është ndjerë keq nga përdorimi gazit lotsjellës dhe ka përdorur maskën e kundragazit.

Ora 21:16
Del jashtë kontrollit protesta e opozitës tek parlamenti (VIDEO)

Fishekzjarrë të shumtë, shpërthimi i të cilëve është bërë në mënyrë të pakontrolluar, në drejtim jo vetëm të policëve por edhe të vetë protestuesve që i kanë hedhur, u hodhën para Parlamentit ku u zhvendos protesta e opozitës pas tubimit tek kryeministria. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndërsa situata e krijuar ishte mjaft kaotike.

Ora 21:12
Protestuesit hedhin bomba molotov, si e parandaloi policia flakën (VIDEO)

Sapo kanë mbërritur tek parlamenti militantët kanë hedhur njëra pas tjetrës bomba molotov në drejtim të perimetrit të sigurisë. Një numër i madh bombash të hedhura ka detyruar policinë të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës.

Ndërkohë që policia ka parandaluar flakën duke lagur me ujë zonën përpara se të mbërrinin protestuesit.

Ora 21:07
Sa policë dhe protestues mbetën të plagosur nga tubimi i dhunshëm i opozitës? (FOTO-VIDEO)

Shqiptarja.com mëson se deri më tani, nga informacionet e marra nga Spitali i Traumës, 15 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur, dhe 4 protestues që ndodhen tek QSUT. Efektivët janë në ambjentet e spitalit ku po marrin trajtim mjekësor.

Policët dhe protestusi mbetën të lënduar gjatë momenteve kur militantët hodhën bomba molotov njëra pas tjetrës tek godina e kryeministrisë dhe e kryesisë së Kuvendit. Bombat shpërthyen në flakë të fuqishme, ku u rrezikuan edhe vetë protestuesit që çanë kordonin e policisë dhe u ngjitën deri tek hyrja e godinës së kryeministrisë.

 

Ora 20:52
Protesta zhvendoset drejt parlamentit, Basha prin militantët

1557600968_MARXSHIMI.jpg

Pas incidenteve të forta të shkaktuara përpara kryeministrisë, militantët e opozitës kanë marshuar në drejtim të Kuvendit. Ata janë prirë nga lideri demokrat Lulzim Basha.

Ora 20:49
Pamjet me dron nga protesta në mbrëmje e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)
Ora 20:49
Protestuesit e PD e LSI e rrahën si polic të infiltruar dhe 'xhepist'...por në fakt ishte njëri prej tyre (VIDEO)

Një person u dhunua nga protestuesit mbrëmë gjatë tubimit të opozitës. Nga sa u ngritën pretendimet, u tha se personi u dhunua ngaqë ishte efektiv i infiltruar i policisë. Por në fakt, djali që është rrahur nga protestuesit, është vetë njëri prej tyre.

Ai quhet Stak Kola është 39 vjeç nga Puka, dhe banon në Bathore. Ai ka dalë në protestë pasi është i papunë, ndërsa më  herët ka qenë polic privat në një kompani.

Protestuesi u rrah barbarisht, teksa u shfaq në kamerat e televizioneve me dëmtimet e marra dhe me rrobat që ja kishin grisur. Në ndihmë të tij shkuan efektivët e policisë të cilët e larguan nga turma. Në fillim nga mesi i protestuesve u tha se e dhunuan burrin me dyshimin se ishte hajdut, më tej thanë se ishte polic i infiltruar, por në fakt ai rezulton të jetë një qytetar protestues.

 

Ora 20:36
Basha dhe Kryemadhi thirrje për akte dhune në momentin e iftarit

1557598937_thumbnailDSC8274.jpg

Muaji i shenjtë i Ramazanit është kohë paqjeje për të gjithë besimtarët. Është moment lutje, meditimi dhe falje…

Por në prag të çeljes së iftarit, moment kur besimtarët “thyejnë” orën e gjata të agjerim (afro 17 orë), Tirana shpërtheu nga zhurmat e bombave molotov, kapsollave pak metra larg vendit ku thirret ezani.

Basha dhe Kryemadhi morën përsipër të drejtonin tubime të dhunshme në momentet ku besimtarët myslimanë(në Shqipëri janë shumicë) kryejnë ritual lutje në afrimin e tyre me besimin në Zot.

Ora 20:33
Monika Kryemadhi ngre dy gishtat me djalin e të ndjerit Sokol Olldashi (FOTO)

Monika Kryemadhi ka ngritur dy gishtat, simbolin e Partisë Demokratike, krah djalit të Sokol Olldashit, Glaukut.

Kryemadhi është shfaqur e buzëqeshur krah djalit të ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Një ditë më parë, kryedemokratik Lulzim Basha lajmëroi praninë në protestë të Glauk Olldashit, djalit të ish-deputetit të ndjerë.

"Glauku nderon trashëgiminë e babait të tij, mikut dhe bashkëpunëtorit tim", tha Basha.

 

Ora 20:21
Basha kthehet në 'bazë', projektor te muri i kryeministrisë (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha është rikthyer përpara kryeministrisë, ku militantët kanë vijuar ndriçimin përmes celularëve. Ndërkohë në fasadën kryesore të kryeministrisë, janë shfaqur përmes një video projektori thirrje për largimin e qeverisë Rama.

Ora 20:20
Policia thirrje Bashës: Largo personat e dhunshëm që sulmojnë me molotov

Policia i është drejtuar me thirrje të drejtpërdrejtë, kryetarit të Partisë Demokratike, dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, të bëjnë hap pas nga dhuna.

"Z. Lulzim Basha  dhe Gazmend Bardhit: Merrni masa të largoni nga protesta personat e dhunshëm që sulmojnë policinë me bomba molotov, kapsolla e sende të forta: Merrni masa të largoni nga protesta personat e maskuar", bëri thirrje policia.

Ora 20:12
Protestuesit hedhin bomba molotov pas kryeministrisë, lulishtja në flakë (FOTO-VIDEO)

Militantët e PD kanë zhvendosur qendrën e tyre të protestës, duke u vendosur pas kryeministrisë, ku kanë hedhur bomba molotov dhe kanë hequr kangjellat rrethuese të perimetrit të sigurisë. Si pasojë e përdorimit të bombave molotov lulishtja është përfshirë në flakë.

Pjesa tjetër e protestuesve kanë qëndruar përpara kryeministrisë.

Në zonën ku kanë qëndruar militantët duke kryer sulme të njëpasnjëshme, përveç kryeministrisë, ndodhen edhe shumë institucione të tjera publike si ambasada italiane dhe RTSH. Më pas protestuesit janë shpërndarë nga policia me gaz lotsjellës.

Ora 20:02
Jo vetëm dhunë, cila është shkelja tjetër që bëri opozita sot në protestë

Gjatë protestës së sotme të opozitës, militantët e PD kanë vendosur në sfond këngët e grupit Troja, "Mbretëresha e kohës". Këngët e këtij grupi janë përdorur edhe në protestat e mëparshme të opozitës. 

Ky fakt më herët ka revoltuar vokalistin e grupit 'Troja', Bujar Berisha  ku me anë të një statusi është shprehur se po i vjedhin djersën pa të drejtë.

Ora 19:55
Basha përmbyll fjalimin, protestuesit ndriçojnë bulevardin me 'blic' celularësh (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur fjalimin e tij para protestuesve, duke i bërë thirrje atyre të mos largohen. Protestuesit kanë ndezur blicët e celularëve duke përhapur dritën e tyre përgjatë gjithë bulevardit.

Ora 19:51
Russia Today transmeton live protestën e opozitës

Televizioni rus Russia Today transmeton live protestën e opozitës përpara kryeministrisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar video të medias ruse, “Russia Today”, e cila ka transmetuar direkt protestën e opozitës. Sipas Ballës, politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.

“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla

Ora 19:48
Basha: Këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige

Kreu i PD Lulzim Basha i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë qëndresën për të larguar kryeministrin Edi Rama.

"Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve", shprehet Basha.

Ora 19:45
Basha: Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë vullnetin tonë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalimit të tij në protestë, deklaroi se “nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot

"Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie  gjithë Evropa”.

Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë së paligjshme, Edi Ramës dhe skotës së tij të hajdutëve. Dhe mesazhi ynë për të është “Rama ik”.

Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë".

Ora 19:39
FOTO - Militantët hedhin bomba molotov! Momenti i plagosjes së tre policëve
Ora 19:35
Vijon protesta e opozitës, Report TV sjell pamjet me dron
Ora 19:31
Militantët hedhin bomba molotov, një protestues mes flakësh, e shpëton polici i Shqiponjave! (VIDEO)

Militantët e PD-së kanë çarë kordonin e policisë dhe janë futur tek dera në hyrje të godinës së kryeministrisë. Por teksa militantët u gjendën në hyrje të kryeministrisë, të tjerë simpatizantë nga jashtë kordonit lëshuan bomba molotov ku njëri prej protestuesve u kaplua nga flakët. Në ndihmë te tij shkoi një efektiv i forcave Shqiponja, i cili e largoi nga flakët.

Mund të ishte një skenë tragjike por ai ka shpëtuar duke hequr rrobat e trupit që morën flakë. Një tjetër protestues që çau kordonin e policisë mbeti i lënduar, i shtrirë në tokë. Nuk dihet nëse edhe ai mori flakë apo mbeti i lënduar nga hedhja e gazit lotsjellës nga ana e policisë për të shpërndarë turmën.

Thirrja e parë e Lulzim Bashës për ndaljen e akteve të dhunës ishte në përfundim të fjalimit të tij që u shoqërua gjatë gjithë kohës me zhurmën e bombave që hidheshin ndaj kryeministrisë.

"Mos sulmoni vëllezërit policë. E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik.", u shpreh ai.

Ora 19:27
Policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Pas incidenteve të njëpasnjëshme të shkaktuara nga protestuesit përpara kryeministrisë, policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjesllës.

Ora 19:25
Basha mban fjalim mes shpërthimit të bombave, ASNJË fjalë për dhunën ndaj institucioneve

Edhe pse erdhi më shumë se gjysmë ore me vonesë në protestë, prezenca e kryetarit demokrat Lulzim Basha, mjaftoi që turma që kishte prej orës 18:30 para kryeministrisë duke qëndruar në heshtje, të shpërthente në dhunë. Turma e militantëve ju sul kordonit të policisë para godinës së kryeministrisë duke tentuar të heqë gardhin e hekurt. Por nuk mjaftoi me kaq. Akte dhune ndaj institucioneve u shënuan kur u hodhën njëra pas tjetrës bomba molotov drejt kryeministrisë/ Pjesa e derës në hyrje të godinës shpërtheu në flakë. Lideri i PD-së mori fjalën para kryeministrisë në një podium të ngritur aty, por nuk tha asnjë fjalë ndaj militantëve të tij për t'i larguar nga aktet e dhunës

E vetmja thirrje që arrihej të dëgjohej mes zhurmave të bombove që shpërthenin ishte thirrja e përsëritur me megafon e policisë për tu tërhequr nga aktet e dhunës, pasi hedhja e kapsollëve dhe bomba molotov rrezikoi edhe jetën e vetë policëve, trej prej të cilëve mbetën të plagosur. Një fjalim mes dhunës, përplasjeve të simpatizantëve me policinë, dhe hedhjes së bombave drej Kryeministrisë, por edhe kryesisë së Kuvendit, që nuk i prishi aspak qetësinë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ora 19:23
Kryemadhi: Meta kujton se po sheh filmin 'Armiku te porta'

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët për retorikën e përdorur nga presidenti Ilir Meta për dialog mes palësh. Ajo injoroi deklaratën e tij duke thënë se Meta duhet të ketë parasysh se nuk jemi në luftë dhe ky nuk është filmi 'Armiku te porta'.

"Nëse Meta kujton se po sheh filmin 'armiku te porta' duhet të ketë parasysh që nuk jemi në luftë. Vjedhja e votës ka sjellë varfërimin e shqiptarëve dhe shpërnguljen e shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Ora 19:19
Militantët e PD-së hedhin bomba molotov edhe tek Kryesia e Kuvendit

Simpatizantët e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe ndaj godinës së kryesisë së kuvendit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një pjesë të godinës, por janë shuar më tej nga agjentët e gardës të pajisur me fikëse zjarri. Shumë shishe të mbushura me lëndë shpërthyese u hodhën në vazhdimësi më herët, ndaj godinës së kryeministrisë, ky pjesa e derës hyrëse në godinë, shpërtheu në flakë.

Ora 19:14
Qëllohet me bomba molotov, shpërthen në flakë kryeministria (VIDEO)

Situatë tensioni tek kryeministria. Hidhen bomba molotov ndaj kryeministrisë, e cila ka shpërthyer në flakë në pjesën e derën së saj. Nga dritarja e kryeministrisë në katin e dytë ka dalë një efektiv i gardës për të shuar zjarrin.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Një betejë për të larguar barrierat e hekurit të vendosura para kryeministrisë. Nga jashtë kordonit ata kanë lëshuar bomba molotov, kapsollë, bojë e fishekzjarrë. Mësohet se janë hedhur dy bomba molotov.

Ora 19:12
'Rrezikoni jetën e policëve, mos hidhni kapsolla!'

Nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme, Policia e Shtetit i bwri thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës.

"Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë

Ora 19:08
Kryemadhi- Ramës: Shqiptarët të pushtojnë zyrën në një sekond

1557594553_monika.jpg

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se shqiptarët po të duan mund ta pushtojnë zyrëne Ramës në një sekond, por ajo që duhet është të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryemadhi tha se nga listat që Rama ka prezantuar për kreybashkiakë duket sikur po punon për të shtyrë zgjedhjet lokale.

"Është një protestë që ka të bëjë me mbijtesën e shqiptarëve.Rama nuk do të jetë në zyrën e tij si gjithmonë. Ai e di shumë mirë që zyra e tij mund të bashkohet në një sekond, por kjo do ishte shumë keq për të. Prandaj duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Akti final vjen kur shqiptarët të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Varfëria është shumë e madhe. Shqiptarët nuk kanë mundësi për të ushqyer fëmijë dhe për të paguar taksat. I rëndësishëm është sensibilizimi. Në çdo protestë njerëzit shtohen. Ne kemi nisur me djegien  e mandateve, por i kemi dhënë Shqipërisë të kuptojë se opozita nuk është e kapur. Ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, vërtetuam se na ka ngelur një fije ndërgjegje. Surpriza e kësaj proteste janë ata mijëra shqiptarë që kanë dalë në shesh. Unë mendoj se duhet t'i japim shqiptarëve shansin të zgjedhin atë që duan. Një kapje e shtetit sjell varfërinë e shqiptarëve.

Kur kam parë listë e kandidatëve kam kuptuar se zgjedgjet lokale po punon për t'i shtyrë. Po largon ta deputetë me të cilën nuk ndihet i sigurtë. Po krijon idenë që mund të ketë zgjedhje. Zgjedhje nuk do ketë. Në çdo protestë kemi ardhur duke u shtuar. Edhe në 13 prill që kishte shumë shi, shqiptarët ishin akoma më të shumtë. Njerëzit nuk janë dakord me arrogancën e Ramës. Të gjithë ata policë që kanë vënë qytetarët përballë policisë,kam një mesazh për ata që kërcënojnë ta dinë se do e marrin shumë shpejt përgjigjen", deklaroi Kryemadhi.

Ora 19:05
Kryepolici i Tiranës drejton efektivët nga tarraca e kryeministrisë (FOTO)

Kryepolici i Tiranës, Rebani Jaupaj po i ndjek zhvillimet e protestës së opozitës nga tarraca e kryeministrisë. Ai është filmuar nga kamera e Report Tv, në godinën e kryeministrisë nga efektivë të tjerë policië të cilët siç shihet janë të pajisur edhe me dylbi dhe kamera. 

Ora 19:00
Basha dhe Kryemadhi bashkohen me protestuesit gjysmë ore me vonesë

Lideri demokrat ka lënë selinë blu në orën 19:00 për t'u bashkuar më mbështetës të djathtë. Ata kanë marshuar së bashku drejt kryeministrisë ku janë mbledhur edhe militantët e PD nga rrethet. Lulzim Basha shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Aurela.

Në sinkron me kreun e PD, edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka lënë selinë e kuqe në të njëjtën kohë.

Ora 18:55
Qëllohet me bojë godina e kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë (VIDEO)

Simpatizantët në protestë kanë qëlluar me bojë blu dhe e zezë godinën e kryeministrisë. Ndaj godinës janë hedhur edhe fishekzjarrë.

Ora 18:53
Sërish persona të maskuar në protestën e opozitës

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të policisë në protestat e shkuara të opozitës, edhe në këtë tubim të radhës, të katërtin kombëtar para kryeministrisë, sërish ka pasur persona të maskuar. Siç është faktuar në protestat e mëparshme, skenat e dhunës janë bërë nga militantë të maskuar. 

Ora 18:50
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në protestën e opozitës

Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i bashkohet protestës së opozitës. Bashkë më protestuesit është bashkuar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj.

Ora 18:48
Protestuesit çmontojnë barrierat e shpejtësisë në bulevard

Portestuesit e parë të cilët janë grumbulluar përpara kryeministrisë kanë çmontuar barrierat që janë të vendosur në bulevard për të parandaluar shpejtësinë, dhe i kanë përdorur për të mbuluar kabllin e fonisë e cila do të përdoret nga liderët e opozitës për të mbajtur fjalime.

Ora 18:31
'E duam Shqipërine pa Edi Ramën'. Simpatizantët e PD marshim në këmbë drejt bulevardit (VIDEO)

Simpatizantë të PD-së nga njësia 7 po marshojnë në këmbë drejt sheshit "Skenderbej" për t’iu bashkuar më pas protestës para kryeministrisë. Në këmbë po vijnë gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re.

Me thirrjet "E duam Shqipërinë pa Edi Ramen" dhe "Rama ik" po i afrohen bulevardit për tu bashkuar me protesten kombëtare të opozitës

Ora 18:25
Report TV sjell pamjet me dron nga nisja e protestës së opozitës (VIDEO)
Ora 18:18
Opozita protestë tek Kuvendi dhe tek Kryeministria, policia rrethon dy institucionet (FOTOT)

Forca të shumta policia janë në terren, jo vetëm para kryeministrisë, por edhe para Kuvendit të Shqipërisë. Tubimi i opozitës jo kuvendore këtë 11 maj do të mbahet në dy kampe, tek kryeministria, dhe tek parlamenti, nën udhëheqjen e ish-deputetëve të opozitës.

Në rreshtin e parë të kryeministrisë janë vendosur forca të policisë meshkuj, dhe bie në një sy një numër fare i vogël i vajzave. Forca të policisë ka edhe në tarracën e kryeministrisë dhe institucioneve. Ndërkohë në terren ka edhe autobotë me ujë nëse do të jetë e nevojshme të përdoren për shpërndarjen e turmës.

Ora 18:16
Doli dy ditë më parë nga burgu/ Balliu në krye të banorëve të Astirit drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Banorët e Astirit janë nisur drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës së bashkuar. Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka dalë nga burgu dy ditë më parë. Të veshur me jelek portokalli fosforishent ato janë drejtuar godinës së Kryeministrit me thirrjet "Rama IK".

Ora 18:04
Protestojnë për varfërinë/ Militantët e PD nisen me makina luksoze drejt Tiranës (VIDEO)

Teska opozita i bën thirrje qytetarëve për të protestuar për nivelin e varfërisë në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video ku duken militantët e PD nga Kavaja të cilët janë nisur drejt Tiranës me makina luksoze.

Ora 15:37
Tabaku: Tirana dhe e gjithë Shqipëria bëhen bashkë

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së opozitës, ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet sot është dita kur Tirana dhe Shqipëria bëhen bashkë. Ajo shkruan se sot është dita kur duhet t'i tregohet qeverisë së Ramës, se i ka ardhur fundi.

"Rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë gjithsekush vëren dëshpërimin dhe shpresen e humbur. Sot, në orën 18.30 ne protestojmë për t’ia rikthyer ato. Gjithë këto vite mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar se po ndërton një shtet. Ka burgosur të pamundurit, ka shtypur të pafuqishmit. E ka trajtuar qeverisjen si një biznes personal që punon për të rrjepur qytetarët nga taksat. E ka shndërruar jetën e qytetarëve në “frymëmarrje për të paguar gjobat!”

I ka kthyer pasuritë publike në letra pa vlerë. E ka përndrydhur vullnetin e votuesve sipas kënaqësive të saj personale. Për të prodhuar katë sistem të mirëmenduar nderesh, abuzimesh dhe korrupsioni jetik. Europa, kjo ëndërr dhe synim çerek shekullor është kthyer në një pamundësi e qëllimshme, e një mazhorance që dëshiron të integrojë shtetin në një kartel të madh kriminal në vend të integrimit në BE. Ne, nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e këtij degradimi të vazhdueshëm moral dhe qeverisës. Me të gjithë të metat tona, me të gjithë gabimet tona. Vendosën të dilnim nga sistemi që riprodhon vetveten.

Nuk mundet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë pa sakrificën tonë. Ndaj sot protestojmë për të ardhmen. Protestojmë dhe ngrihemi përballë një tiranie gjithnjë e në rritje vetëm e vetëm për të ruajtur status quo-në që sot i mundëson pushtetin dhe qeverisjen. Dhuna jonë e vetme do të jetë këmbëngulja në të drejtën për të mbajtur përgjegjës qeverinë për paudhësitë e saj. Dhuna jonë e vetme do të jetë përballje me padrejtësinë në rritje të qeverisjes që sot dëshiron ta mbajë me çdo mjet pushtetin. Ju ftojmë në shesh. Të qëndrojmë sëbashku, për betejën e përbashkët dhe të vërtetë. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Së bashku deri në fund. Deri ne rrezimin e autokratit dhe qeverisjes që është zgjedhur nga krimi dhe punon për të. Sot ne 18.30 Tirana dhe e gjithe Shqiperia behen bashke!", shkruan Tabaku. 

Ora 15:07
Nisen drejt Tiranës simpatizantët e opozitës nga rrethet (VIDEO)

Simpatizantë të PD dhe LSI-së janë nisur në mesditë nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e opozitës pasditen e sotme para Kryeministrisë. Nga Vlora, Berati, Fieri, Kukësi, Shkodra, por edhe qytete të tjera janë nisur protestues drejt Tiranës. Ndërkohë katër postblloqe janë ngritur në orët e para të mëngjesit në Dibër. Kontrollet janë bërë për persona të dyshuar.

 

Ora 14:47
Policia i jep leje PD-së vetëm dy orë për të protestuar (VIDEO)

Report Tv mëson se policia ka angazhuar 1350 efektivë për protestën e opozitës sot pasdite. Sipas policisë PD-së i është dhënë leje për protestën nga ora 18:30 deri në 20:30. Pas kësaj përgjigje PD-ja ka dërguar një letër ku thotë se nuk mund të përcaktojë policia kohëzgjatjen e protestës. Aktualisht është bllokuar qarkullimi nga ura e Lanës tek rruga "Ismail Qemali" në bulevard. Në orën 16:00 pritet të vendosen kordonët e policisë. Me kangjella dhe tela me gjemba është rrethuar parlamenti. Ndërsa Kryeministria me kangjella dhe janë vendosur blindat e shpërndarjes së turmave me ujë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pema: 12/05/2019 09:39

    Kisha te thoja se kta qe po shikojm ne ket protest jan kta qe se duan shqiprin per krah Europes, dhe e dyta I baj thirrje kryminstrit dhe nderkombtarve se mos ti lejojn ta prishin shqiprin, se ne asnje ven te botes nu egziston kjo protest sikur thojn kta, hik ti se dona te fitojm ne se po te jesh ty ne smund te fitojm. Dhe e dyta i them Edi Rames qe ta baj nje meting para votimeve ne tiran dhe ta shohim sa popull do mlidhen dhe sa e duan? Posht kriminelat hajdudat te pa beset ata qe se duan shqiprin si gjith Europa posht pdlsi

    Përgjigju
  • Albani: 12/05/2019 08:09

    PD dhe LSI jane bere sikur "jeleket e verdhe"te Frances.Pajtohem se shqiptaret jetojne ne varferi sot,ama as PD e LSI s kane ndonji vizion spo program si dilet nga mizerja.

    Përgjigju
  • Fluturon gomari: 12/05/2019 08:02

    Ja dha Rama shkakun shokve te tij Saliut Lulit Metes Monikes per te bere pak rremuje per te percare shqiptaret,ai ja futi vrapit ashtu kot ata e arrestuan dhe teatri vazhdon

    Përgjigju
  • Aisli: 12/05/2019 07:55

    Keta komentusit proqeveritare mos ju duken gje intelektuale e profesora !!!! Jo mua me duken ca shpellare qe ne impotence e siper tregojne realisht fytyren e banditeve qe jane pushtet e qe po perpeliten se fundin e kane te tmershem. Mbajeni pushtetin me polici e banda por harroni qe historia e ballkanit europes apo qofte edhe ajo beterore eshte e frikshme per keto rregjime. Banditit qe kemi ne krye qeverise per momentin po i dridhen kembet dhe po lufton vetem per veten e vet.Shporru o kriminel.

    Përgjigju
    • Vlora: 12/05/2019 08:33

      Rama është bandit dakort. Po Saliu e Luli janë bandit apo jo? 21 janari dhe gërdeci të kujtojn gjë?

  • Fredi: 12/05/2019 07:09

    Ça jan kta MUTER kshu?

    Përgjigju
  • asolingo: 12/05/2019 06:43

    Ku eshte Seiti ne spital apo ne shtepi,jo per gje po per ti vajtur me 1 leng frutash dhe per ta uruar sherim te shpejte mbase eshte gati per pasneser.

    Përgjigju
  • ooo te pacipe: 12/05/2019 00:19

    Ahh ju doni dajak 10 here ne dite e s'ju del.Po s'merret pushteti keshtu o klysha te komunizmit!

    Përgjigju
  • Londra: 11/05/2019 22:44

    Basha shiti detin. Vjedhi 200 miljon dollar rrugen e kobite. Ashte i akuzum per 21 janarin. Ashte i akuzum se ka lidhje me ruste. Tan keta akuza si ka munci si ashte i lir dhe po i kushton dame hala shqipnis kush po e mshtet kete trathar.

    Përgjigju
  • Cekja: 11/05/2019 21:56

    Te gjithe keta qe po protestojne Jane ata qe duan te ruajne pasurite qe Kane vjedhur se e dine shume mire se si do ju perfundoje malli qe I Kane vjedhur populli Seles e dine shume mire perfundimin duke filluar qe nga ado baxhella e LSI

    Përgjigju
  • azgani: 11/05/2019 21:14

    kush eshte budall me nga mbas politikanewe te rrejshem.

    Përgjigju
  • Emigrati: 11/05/2019 20:52

    A ka shtet ky vend? Qeveri a pse rrin me due kryq. Keta kelysh k... pse nuk lidhe dhe fute ne burg. Kryeministria nuk èshte è Rames por e populli. Kush i pagun demet qe kur ka fillu ky kelysh me great sa llogariten demet Rama o I kap e i fut ne burg osé bashkpunon me kto se ka frik nga drejtesia e re. Dhe ju te P. D e di I mir se po'nuk desh SH.B A nuk ka zgjethje té reja

    Përgjigju
  • blau: 11/05/2019 20:34

    p***robshat me fouristrada me makina luksoze dhe protestojne se skan buk me honger :P

    Përgjigju
  • Chicago: 11/05/2019 20:24

    Turp te kene vandalistet duan te vine me zore ne karike o stupe popull skoni mbrapa lulit berishes monikes se do shikoni se cju pret populli nuk voton per ju vetem ata qe keni me vete ne protest o stupe turp turp

    Përgjigju
  • Faik Konica: 11/05/2019 20:24

    Rama ik qe 5e vijne keta te bombave molotov! RAMA RRI, RAMA QENDRO KUNDRA KETYRE QENERVE TE TERBUAR!

    Përgjigju
  • Vloraaaa: 11/05/2019 20:03

    Burrrggggg organizatoreve.... ore ministria e brendshme dhe prokurroria... cpo beniiiiiiiiii ... ku jeeeeeeniiiiii .... o gjyqtarrrrr legena do ti nxirrni me nga burguuuuuu ketaaaaaa...... akte te pastra terrorriste

    Përgjigju
  • Vlora: 11/05/2019 20:00

    O idjota po nuk jeni populli juuuuuu por ne qe jemi me buken e gojes... ju prisni te zini pushtetin dhe te rripni cka ngeluuurrrr .. turrrppppppp pd parti e shkaterrimit

    Përgjigju
  • Beni: 11/05/2019 19:49

    Gjithe llumi i shqiprise droge prostitucion kontraband vrases kriminele te pd jane mbledhur

    Përgjigju
  • Dori: 11/05/2019 19:42

    Kafshe parahistorike, maloke te pa gdhendur. Kaq edhe shume e keni, shkoni kthehuni nga arusha nga keni ardhur

    Përgjigju
  • tini: 11/05/2019 19:23

    Protesta me molotov eshte krim kunder policise.Dhunes i pergjigjet cdo polici me dhunen e ligjit.Militantet e PD e dine se kjo pololici nuk vret dhe behen trima .

    Përgjigju
  • ato robt ku ti keni: 11/05/2019 19:19

    o popull injorant .u be xhaxhi per tu kujtuar o plerra se vetem ai na beri zap

    Përgjigju
  • hajdutet pa cizme: 11/05/2019 19:04

    i lane cizmet ne parlament tani po kerkojne te cvatin prap ti blejne te reja .aleanca e qelbesirave dhe te pashkolluarve eshte mbledhur te prishe shtetin se i vret syte.

    Përgjigju
  • Populli: 11/05/2019 18:44

    Turp I madh ku Jane protestuesit? Kaq mblidhet vetem per konema

    Përgjigju
  • Zyberi: 11/05/2019 17:55

    KUSHT JETIK PER FUKARENJTE RREZIMIN I RAMES ME CDO KUSHT PERPARA DJEMA PER RREZIMIN E DIKTATORIT MOS U FRIKSONI NGA LENDET HELMUESE LUFTARAKE QE DO TE PERDORE LESHI

    Përgjigju
    • Vloraaa: 11/05/2019 20:04

      Ik oreee mamuth... pse keshtu vihet ne pushet o legen

    • sali krimineli: 11/05/2019 19:37

      perpara e gjithe kafsheria qe jeton akoma ne koma dhe mendon se ka komunziem akoma pa e ditur se nga shqui dalin iden komuniste dhe fashite.perpara kafsheria qe zbriti nga mali me dhi dhe u be njeri pa e ditur se ngeli kafshe me syze.ate benzin qe po hidhni mbi policin o u q motrat do zoti dhe digjen famiiljet tuaja.ka zot dhe shikon o hajdut e vrases o kafsheri qe na nxorret bojen neper bote.nuk ka fjalor qe mund te perdori dikush per ty q robt 30 brexa ju kafsherive

    • Toni: 11/05/2019 19:00

      Te pakten qenke i vetedijshen qe je nje Zyber i vertete! Zyberet e pakte te PD-se nuk mbushin dot nje autobus jo me te bejne “revolucion”... Mirupafshim Zyber muajin e ardhshem ne mitingun e rradhes “me te madh ne historine e Shqiperise! Rrofte Zyberizmi i PD-se!

  • Hinglateri: 11/05/2019 16:33

    Hajdeni hani nga nje m... te madhe e ikni

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/05/2019 16:32

    Llogarisni edhe ket temin.

    Përgjigju
  • Faslliu: 11/05/2019 16:17

    DUHET ME CDO KUSHT PARRULLA POLICI PER KRIMIN DHE JO PER PROTESTA KRAHAS PARRULLES LEGJENDARE RAMA IK RAMA IK

    Përgjigju
    • Fieri: 11/05/2019 20:30

      Bash kerma ik!

    • MUNI -ka: 11/05/2019 19:31

      robt ku ti kini 14 breza o kafsheri e gjalle.vdekje fashizmit=pd+lsi,vdekje antishqipatereve.vdekje hajduteve vrasesve kafsheve njerzit qe zbriten nga mali dhe ngelen te trash dhe te trash do vdesin.

    • Toni: 11/05/2019 19:03

      Po parrulla:Basha ik se na je merzit,si ju duket?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?