Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon akuzat ndaj qeverisë duke thënë se ka prerë në besë qytetarët.

Teksa thekson se do të sjellë ndryshimin më 25 prill, shton se sipas saj shqiptarët kanë nevojë për qeverisje, që punon për të gjithë shqiptarët.

"Qytetarët në Elbasan i mbajnë mend mirë premtimet e gënjeshtërta vetëm për vota të Rilindjes, e cila i ka prerë në besë duke i mashtruar, duke i varfëruar dhe i ka lënë të vetëm. Më 25 prill qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë do t’i ndëshkojnë me votë. Bashkë sjellim ndryshimin dhe një qeverisje që punon për të gjithë shqiptarët", shkruan ajo.