Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza në drejtim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas dhunimit nga persona të paidentifikuar të kryetarit të LSI në fshatin Radushë të Lezhës, Gjovalin Gjini.
Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi fajëson policinë për dhunën, ndërsa shton se falangat e krimit në polici janë të tmerruar nga mitingu i LSI-së në Tiranë dy ditë më parë.
"Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI. 👊🏻 👊🏻Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre.
Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policisë të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit", shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI.
👊🏻
👊🏻Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre. Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policisë të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar. Sepse të rinjte e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre. Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com