Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se ndodhet në kryeqytetin rus si pjesë përbërëse e misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit në Rusi, ku Vladimir Putini kandidon për mandatin e tij të katërt si president.
Shqipëria është një vend ku zgjedhjet politike, në mjaft raste kanë shfaqur probleme dhe janë konsideruar nga vetë OSBE/ODHIR-i si me probleme serioze.
Megjithatë si vend anëtar i OSBE-ODHIR-it edhe vëzhgues nga Shqipëria mund të monitorojnë zgjedhjet e Rusisë, një vend ku Vladimir Putini qeveris me dorë të hekurt prej mbi një dekade dhe garon për mandatin e tij të radhës.
Putini thuajse e ka asgjësuar opozitën e vendit, ku kreu i saj Navalny, përfundon shpeshherë në burg me akuza politike, ndërsa 3 vjet më parë Boris Nemtsov, lideri i atëhershëm i opozitës dhe ish.zv kryeministër i vendit u ekzekutua në mes të Moskës, nga disa “killera” nga Çeçenia, ku sundon miku i afërt i Putinit, Ramazan Kadirov.
Krerë të lartë të politikës dhe ushtrisë amerikane e kanë ngritur disa herë shqetësimin për ndërhyrjet e Rusisë në Ballkan, megjithatë Kryemadhi herën e fundit u spreh: “Rusët ne nuk i kemi armiq, se po bëhet sikur u bë qameti. SHBA është partneri ynë strategjik, por kjo nuk do të thotë që të ngremë tymnaja të tilla. Nuk ka rëndësi ca nacionaliteti ka kompania lobuese” – tha ajo lidhur me akuzat për lobimin e PD-së në SHBA.

Luan Ramë në Moskë me kokoren tradicionale ruse
s.k/Shqiptarja.com










