Kryemadhi thumbon Ramën:
Të marrim seriozisht këto foto

Kryemadhi thumbon Ramën:<br />Të marrim seriozisht këto foto
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë një natë më parë, u shpreh se sulmet e përfaqësuesve të LSI në adresë të mazhorancës, nuk duhen marrë seriozisht pasi ka nisur fushata elektorale. 

“Monika ka filluar fushatën. Mos e merrni  shumë seriozisht ato që thotë ajo, tani, për këtë problem (mbylljen e vendeve të punës)”.

Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjja e deputetes së LSI. Monika Kryemadhi ka nxjerrë sot disa foto të disa bizneseve të mbyllura, shiten apo jepen me qira.
monika kryemadhi
kryemadhi
(Fotot e publikuara nga Monika Kryemadhi)

Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruan Kryemadhi.

Një ditë me parë nga Elbasani, Kryemadhi u shpreh: “Çdo ditë e kudo që shkoj, kudo takoj njerëz, shikoj lodhje nga kjo situatë në të cilën ndodhemi të gjithë. Njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik, për qëndrueshmëri e siguri, kanë nevojë për vende të reja pune, për vende pune me standarde e të mirëpaguara dhe jo të ndihen në çdo moment të rrezikuar se do e humbasin edhe atë punë që kanë.

Nëse konflikti politik do të vazhdojë ne nuk do t’i hapim ato 300 mijë vende pune, por, përkundrazi, do humbasim 300 mijë të tjera!
”.

[gallery]21882[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova