Kryemadhi: Dorian Duçka djalë halle me Metën, sa ishte me ne ishte i rregullt, kur u largua u bë 'djalë i keq' (Si Lefter Koka)

 

Dorian Duçka, personi ‘B’ në dosjen për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është kushëri i Ilir Metës. Monika Kryemadhi ka zbuluar lidhjen e tyre familjare duke treguar se Ilir Meta e ka djalë halle dhe ka kontribuar shumë në shkollimin e tij. Njësoj siç tha edhe për Lefter Kokën e Alqi Bllakon që sa kohë ishin në LSI, ishin 'ëngjëj', Monika shprehet se Duçka ishte djalë i rregullt kur mbante postin e zv.ministrit, por më vonë nisi të shkelte ligjin dhe u kthye në lobist të Ramës.

“Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt sic është edhe djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI zv.ministër nuk merrej as me korporatat kineze, as me arabët, as me Agron Nezën, por ishte djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe ishte korrekt. Kur Rama e ftoi këshilltar pa para, sigurisht edhe Duçka u bë një lobist që vazhdonte e bënte porositë e Ramës jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri. Megjithatë është shumë më afër me Etilda Gjonajn se me Metën pavarësisht se Meta mund të ketë kontribuar shumë në shkollimin e tij”, tha Kryemadhi.

Një koment e pati dhe për kaosin e shkaktuar në Kuvend duke fajësuar mazhorancën.

“Tribunën e parlamentit e ka zaptuar zonja Nikolla si një mercenare që transmetoi frikën e Edi Ramës sa i përket cështjes së korruptimit të një drejtuesi të lartë të FBI. Si deputete e thjeshtë është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutoja për gazrat që ndosin mjedisin. Kryetarja e Parlamentit të largohet dhe ta zërë vendin Taulant Balla meqë ai i jep urdhrat. A ka mundësi të na thotë Edi Rama pse ka kaq frikë kur është i pastër në historinë e korruptimit?”, tha Kryemadhi.

‘Personi b’ që dyshohet të jetë Dorian Duçka në dosjen e ish zyrtarit amerikan prezantohet si një “shtetas shqiptar i punësuar nga një kompani konglomerat energjie kineze qe vepronte si këshilltar informal i Kryeministrit të Shqipërisë, mbante një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-shqiptar zyrtar i lartë i qeverisë. Personi A (pra Agron Neza) dhe personi B (Dorian Duçka) ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin”, thuhet në dosjen e ish zyrtarit të FBI-së.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja