Teksa ka publikuar foto nga një takim elektoral kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, shkruan se sipas saj qytetarët e Fierit dhe Tropojës mezi e presin ndryshimin e 25 prillit.

Ndërsa pretendon se do të fitojë opozita në zgjedhje, Kryemadhi shkruan se pas 25 prillit  me LSI në qeverisje sipas saj qytetarëve do tu garantohet “punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mire”.

“Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t'i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë, të cilëve me LSI në qeverisje do t'u garantohet punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mire”, shkruan Kryemadhi.