Kryemadhi në Amerikë, viziton Teqenë e shqiptarëve në Detroit

Kryemadhi në Amerikë, viziton Teqenë e shqiptarëve në Detroit

MICHIGAN- Gjatë turit të takimeve, me komunitetin shqiptar në SHBA,  Kryemadhi zhvilloi një takim në Teqenë e parë dhe të vetmen Bektashiane "Baba Rexhep" në Detroit të Michiganit.

Siç njofton zyra e shtypit, Kryemadhi u mirëprit nga Dervish Eliton Pashaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, Dritan Demiraj, Mondi Rakaj, Ervis Zholi, administrator i Nova Media dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar atje. Dervishi përshëndeti dhe vlerësoi vizitën e zonjës Kryemadhi dhe tregoi sesi vazhdon t’u shërbejë me përkushtim të gjithë bashkëatdhetarëve dhe besimtareve prej 8 vitesh. Ai u ndal tek historiku i hapjes së kësaj teqeje në maj të vitit 1954, ku në krye të saj si titullar shpirtëror u vu hirësi Dervish Rexhep Beqiri. Rexhepi Beqiri, i cili iku nga Shqipëria për shkak të sistemit komunist. Ai qëndroi për disa vite në Itali më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1953 ku hapi dhe Teqenë me ndihmën e imzot Fan Nolit.

Dervish Pashaj ndër të tjera vuri në dukje mungesën e mbështetjes nga ana e qeverisë për diasporën dhe komunitetet e mëdha që ka Michigani dhe shtetet e tjera në SHBA. Po ashtu, mungojnë librat mësimore dhe tekstet e ndryshme megjithëse e premtuar disa herë nga qeveria shqiptare për të mbajtur gjuhën dhe traditat ndër breza.

Kryemadhi vlerësoi kontributin e madh të Teqes “Baba Rexhepi” për komunitetin shqiptar në SHBA dhe veçanërisht në Detroit.

"Besimet fetare dhe institucionet e tyre kanë qenë historikisht vatra patriotizmi dhe kanë shpërndare dije, kulturë dhe dashuri mes shqiptarëve. Bashkëjetesa mes tyre është një shembull i pakrahasueshëm dhe mësim i madh, që shqiptarët e përçojne kudo ku ata jetojnë. Dashuria dhe përkushtimi për familjen, sakrificat dhe devotshmëria për atheun si dhe besimi në zot kanë bërë që shqiptarët t’i rezistojnë asimilimit dhe të prosperojnë kombin, pavarësisht vështirësive të tejskajshme të hasura në historinë e tyre gjatë shekujve. Si kryetare e LSI, ajo u angazhua për të pasur në programin e saj, por edhe të opozitës së bashkuar angazhime të qarta për të ndihmuar komunitetet shqiptare kudo që ata jetojnë. Kryemadhi theksoi mungesën e seriozitetit të qeverisë ndaj diasporës. Ajo tha, qeveria shqiptare e trajton diasporën vetëm si fasadë për takimet groteske, si ai i fillimvitit, me shpenzimet e saj, mund të pajiseshin me abetare dhe tekste të tjera pjesa më e madhe e diasporës shqiptare jo vetëm në SHBA. Përçarja dhe trajtimi i shqiptareve me dy standarte është e vetmja “meritë” e qeverisë shqiptare, theksoi ajo.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 11/11/2019 12:53

    Ka shkuar ne soj.....

    Përgjigju
  • Fredi: 11/11/2019 09:47

    Xhuxhja e pyllit, teneqeja e teqés, katnare!

    Përgjigju
  • Ilo: 11/11/2019 09:10

    Ja ka lene amanet Likja si bektashi qe eshte pastaj cfare do bente, askush nuk pret hajde ti fusim nje foto ne teqe.

    Përgjigju
  • ilir: 10/11/2019 22:23

    KE shkuar ne amerike te lash mekatet ,,se ne shqiperi nuk te pranojne teqet...

    Përgjigju
  • Bab Dud Pler Teqé Mashkall Pjeter Karbonara: 10/11/2019 20:30

    O fshatare moj fshatare po ç pune ke me fetë moj katunare? Ik moj shko mbill presh e lakra moj ordinere!

    Përgjigju
  • Petrit: 10/11/2019 17:17

    Duket qe dervish pashai ja ka mbeshtetur monalizes deri ne rronxe, mendimin. Dy rrotat e fundit, kane qene jasht diskutimit.

    Përgjigju
  • robi: 10/11/2019 14:28

    Pasi u mësoi malësorëve në kosovë dhe fermerëve në Shqipëri si tundet Dybeku qysh në moshën 15vjeçare tani Nafije Dybeku ,Baxhella që ka plagjiature diplomë ka shkuar dhe në Miçigan për tu mësuar dhe Amerikaneve si tundur Dybeku në moshën 15 vjeçare dhe si funksionon Shkuma party në Haremin famëkeq erotiko naziskin të Jales së.

    Përgjigju
  • Gera: 10/11/2019 14:09

    Kadëna monika e mullah likes viziton Amerikën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël