Kryemadhi zgjidhet kryetare e
LSI: Qeverinë e çojmë për skrap

Kryemadhi zgjidhet kryetare e<br />LSI: Qeverinë e çojmë për skrap
Konventa Zgjedhore e LSI ka zgjedhur unanimisht Monika Kryemadhin kryetare të kësaj force politike. 

Nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, 2300 delegatët e LSI, me votim të hapur, ngritën kartonët për Kryemadhin.

Në fjalën e saj përpara mbështetësve, Kryemadhi shpalosi objektivat e saj si kryetare e LSI-së në opozitë për herë të parë pas 8 viteve në pushtet, duke paralajmëruar betejë të fortë, jo vetëm në Kuvend, por edhe në rrugë e sheshe. 

"Do punoj rrugicë më rrugicë, për ta kthyer në skrap qeverinë e tij, të cilën nuk e sollën votat e qyttarëve, por paratë e krimit të organizuar në Shqipëri. 

Kjo krizë e zgjedhjeve do thellojë krizën institucionale në vend. Mos prisni të ketë investitorë të huaj, mos prisni të ketë vende të reja pune. Sot, ju më dhatë votën për të drejtuar në opozitë.

Kjo ësthë një detyrë pa kushte për mua"
, u shpreh Kryemadhi përpara delegatëve të LSI. 

Punimet e Konventës i hapi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i cili u shpreh se LSI do jetë një opozitë e fortë në Kuvend dhe do përfaqësojë denjësisht qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij, në masën 75% refuzuan të votojnë Rilindjen.

Pas tij, e mori fjalën Petrit Vasili i cili tha se LSI do jetë opozita e vërtetë në Kuvend. Ai akuzoi se votat u blenë nga përfaqësuesit e rilindjes me paratë e krimit të organizuar. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre