Kryeministrat e Ballkanit në Vjenë, Haradinaj: Kërkova liberalizimin e vizave, i kemi përmbushur të gjitha kushtet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kancelarit austriak Sebastian Kurz që liberalizimi i vizave të futet në axhendën e Bashkimit Europian. Ky fakt është bërë i ditur nga vet Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”.
Haradinaj ka shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë nënkupton partneritet, më shumë treg dhe më shumë mundësi këmbimi midis Bashkimit Europian dhe rajonit.
Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lancimin e ERA.
Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, midis të cilëve edhe ai i Kosovës, janë mbledhur në një takim në Vjenë nga kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Takimi ka patur në fokus perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet dypalëshe dhe kriza e refugjatëve.
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
42.8%
-
Të gabuar
49.5%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 194
Lajme të tjera
-
Haradinaj: Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve ndaj FSK-së lehtëson rrugën drejt NATO-s
17 Prill, 19:36
-
Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës: Procesi s’është i qëndrueshëm
13 Prill, 11:19
-
Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga sjelljet kundër Kushtetutës së Kosovës
9 Prill, 13:24
-
Haradinaj për Albin Kurtin: Është lakmitar i madh për pushtet! Korrupsioni i qeverisë së tij është më i keqi nga të gjitha
15 Mars, 08:56
-
Arrestohet avokati shqiptar në Vjenë! Plagosi me thikë pas shpine një 30-vjeçar
1 Shkurt, 12:59
-
Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi
31 Janar, 21:29
-
Kurti deklaroi se Kosova nuk përfaqësohet nga SHBA, reagon Haradinaj: Po vë në rrezik ekzistencën e shtetit duke u armiqësuar me partnerët strategjikë
6 Janar, 14:38
-
Haradinaj: Jemi në fazë kritike situata mund të dalë jashtë kontrollit, SHBA të ndërhyjë! Kurti të heqë dorë nga retorikat boshe
28 Dhjetor 2022, 12:42
-
Haradinaj: Barrikadat janë njolla e Kosovës! Asociacioni duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare
22 Dhjetor 2022, 19:51
-
Vuçiç paralajmëroi hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë, Haradinaj: SHBA dhe BE të reagojnë urgjentisht për të qetësuar situatën
10 Dhjetor 2022, 20:17
-
Haradinaj viziton në spital efektivin e plagosur në veri të Kosovës: Kushdo që përballet me policinë, të japë llogari para drejtësisë
9 Dhjetor 2022, 21:49
-
Haradinaj: Kurti e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovën, të japë dorëheqjen!
8 Dhjetor 2022, 13:50