Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen prej tre javësh në Tiranë. Në një intervistë për Pressing T7 tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta.
“Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t'u kisha thënë njerëzve përmbahuni” është shprehur ai.
Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptarë, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga Vetëvendosja dhe simotra e saj VLEN.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një takim me strukturat partiake mbrëmjen e djeshme. Ai i cilësoi protestat që po zhvillohen si të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë.
Komente










