Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë dy orëshe me avokatët e ish pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në takim po diskutohen kërkesat e bëra nga avokatët për qeverinë e Kosovës.
“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kurti propozoi që të bëhen takime të rregullta ndërsa ekipet u shprehën mirënjohëse për interesin që po tregon qeveria e Kosovës./Ekspres
Keta te gjithe nuk jane pjestare,Hashimi,Kadriu,Jakupi dhe Selimi ishin Kryedrjtues Hashim Thaci dhe drejtues,apo kudro te larta komnaduese gjithe te tjeret.Te cilet padrejtesisht po gjykohen ne emer te UCK,Pra, po gjykohet UCK-ja,Jo Hashimi e Kadriu me shkoke.
Përgjigju