Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook duke uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.
Kurti premtoi për formim të qeverisë së re “pa humbur kohë” duke thënë se do të bëhet “miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përmballje me inflacionin…etj”, deklaron Kurti.
Ndërsa, Kurti foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.
“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, është shprehur Kurti.
Ndërsa në përshkrim të videos Kurti ka shkruar: “Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.
Lajmi kryesor:
Mesazhet e politikës për Vitin e Ri 2026! Begaj: Më shumë besim te njëri-tjetri! Veliaj e Meta urojnë nga qelia! SHBA: Forcojmë partneritetin











