Kryeministri Aleksandër Vuçiç 
anullon vizitën në Bruksel, ja përse 

Kryeministri Aleksandër Vuçiç <br />anullon vizitën në Bruksel, ja përse 
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka anulluar vizitën e tij të planifikuar në Bruksel dhe bisedimet me zyrtarët amerikanë pas raportimeve në media se ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Beograd po nxisin protesta kundër tij për të shkaktuar kaos në vend.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror serb, sipas së cilit Vuçiç do të udhëtonte në 21 qershor në Bruksel për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërkaq në fund të këtij muaji ai do të udhëtonte në fluturimin inagurues të kompanisë Air Serbia në New York, ku dhe ishte planifikuar të kishte takime me zyrtarët amerikanë. Lajmi vjen vetëm disa orë pas takimit që Vuçiç pati me ambasadorin amerikan dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd.

Sipas analistëve, kjo lëvizje e tij është rezultat i presionit në rritje nga Rusia, e cila është kundër anëtarësimit të Serbisë në BE dhe NATO. E përditshmja e Beogradit “Informer” e konsideruar si një media pranë kryeministrit raportoi javën e kaluar se ambasadorët e BE dhe SHBA po punojnë për nxitjen e protestave kundër qëndrimit të Vuçiç në pushtet në përpjekje për të shkaktuar kaos në Serbi.

Vetë kryeministri i mandatuar nuk bëri asnjë koment ndaj raportimeve të gazetës së tij të preferuar, ndërsa dy ambasadorët kanë mohuar se janë të përfshirë në demonstratat e fundit në Beograd.

Muajin e kaluar Vuçiç bëri një vizitë të papritur në Rusi, ku u takua me presidentin Vladimir Putin, vizitë që përfundoi me thirrjet e Kremlinit që ministrat pro rusë të përfshihen në qeverinë e re të Serbisë. Ndërkaq Komisioni Europian nëpërmjet zëdhënëses Maja Koçijançiç deklaroi se sot se janë në pritje të vizitës së kryeministrit Vuçiç sapo qeveria e tij e re të ketë bërë betimin.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......