Vangjush Dako lihet në burg! Mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni për tenderin, as katet e pallatit! Çohet në burgun e Durrësit ku është Lefter Koka e Alqi Bllako

TIRANË-  GJKKO la sot në burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste. Në seancë Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Pretendimet e kryebashkiakut se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender nuk i kanë bindur togat e zeza. Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati. Avokati i tij, Petrit Ismaili u shpreh se prokuroria nuk paraqiti fakte dhe vendimi ishte i ngutshëm ndërsa theksoi se do e provojnë se Dako nuk ka kryer vepër penale. Edhe për shëtitoren që SPAK pretendon se fondi limit u rrit për një presje dhjetore, që e zgjedhori projektin nga 2.04 hektarë në 20,4 hektarë, avokati i Dakos pretendon të kundërtën, se gafa është e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka siguruar edhe foton ekskluzive të Dakos në sallën e gjyqit. Seanca nisi me vonesë, ndonëse ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00, ajo nisi rreth orës 12:00. Kjo për shkak se fillimisht u bë pritja e një prej të pandehurave, e cila ka masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa më pas avokatët janë njohur me aktet. Pas 2 orësh seancë, gjyqtarit iu deshën edhe 2 orë të tjera për të argumentuar vendimin në Dhomë Këshillimi.  Edhe 1 ish bashkëpunëtor është lënë në burg, 4 në arrest shtëpie, 1 detyrim paraqitje dhe 3 mbeten në kërkim.

1686221061_dako.jpg

Dako në burgun e Durrësit

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie por sërish u la në burg. Gjatë seancës që zgjati rreth 2 orë, avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore. 
Në orët e vona të mbrëmjes, Dako është transportuar drejt burgut të Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Akuzat

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.  Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë.

Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

Të akuzuarit në dosjen e SPAK dhe masa e sigurisë

Arrest me burg
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. 
Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunimin. 
Arrest shtëpie
Firzilet HajdëriAkuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Detyrim paraqitje
Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 
Në kërkim
Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:57
GJKKO i caktoi masën e sigurisë, Dako transportohet në burgun e Durrësit, ku ndodhen Lefter Koka dhe Alqi Bllako të arrestuar për inceneratorët

1686221061_dako.jpg

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar në burgun e Durrësit, në të njëjtën paraburgim me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka ish deputetin Alqi Bllako dhe Arben Dervishin të cilët mbahet të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Ora 16:55
Avokati i Vangjush Dakos: Nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, do e provojmë që nuk ka kryer vepër penale! Akuza për tenderin, lapsus i prokurorisë

 

Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha se vendimi për ‘arrest me burg’ është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet. Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Sipas avokatit, akuza për tenderin është lapsus i prokurorisë dhe këtë do e provojnë.

“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.

Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij si kryetar bashkie nëpërmjet organeve kolegjiale si dhe nëpërmjet strukturave organike të miratuara. Çdo strukturë  ka përcaktuar detyrat dhe nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike që ka në vartësi.

Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.

Ora 16:47
I arrestuar për shpërdorim detyre, GJKKO lë në burg Vangjush Dakon! Ndryshon masa e sigurisë për disa prej zyrtarëve të akuzuar

1686065652_vangjushdako.jpg

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë për zyrtarët dhe ish zyrtarët e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë si më poshtë:

Adnand Tocilla, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi

Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest shtëpie (ndryshuar)

Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi (ndryshuar)

Diana Dedja, specialiste e urbanistikës. Masa e sigurisë: Detyrim Paraqitje

Personat në kërkim të cilëve u është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’:

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.

Ora 14:20
Dako mohon akuzat e SPAK: Për shëtitoren s’kam shkelur asnjë procedurë! S’kam pasur dijeni sa kate është pallati

1686221061_dako.jpg

Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender.

Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.

Ora 12:43
I arrestuar për shpërdorim detyre, Report Tv siguron foton ekskluzive të Vangjush Dakos në GJJKO

1686221061_dako.jpg

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të ish-kryebashkiaku të Durrësit, Vangjush Dako në sallën e gjyqit në GJJKO. Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre dy herë, do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa është i pranishëm në sallë.

Ora 09:36
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO, do të njihet me masën e sigurisë

 

Ish kryebashkiaku i Durrësit  Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/06/2023 01:15

    Po bejme av.e Djallit ne kete rast,por mendoj qe ose Dako ka nje fare te drejte,ose akuza nuk e ka kopsitur si duhet dosjen.Per rastin e shetitores,duket qe eshte gabim datilografik ne vendosjen e presjes,nuk eshte faji i Dakos,por Dako mund t'a kishte ndaluar ne mes zgjerimin e shetitores sikur te kishte dale me kembe per nje xhiro te vogel per te pare punimet, sepse si inxhinjer e ka idene e diferences ne natyre midis 2.04 dhe 20.4.se nuk ishte me ne leter.Sa per rastin e pallatit,nuk mund te mos veresh qe ka nje diference te madhe kohe midis kerkeses origjinale per leje ndertimi e leje per shtesa kati.Te mendosh qe u be me mes te Tiranes nje numer i tille,pse te mos ndodhte dhe ne Durres?! Gjithashtu duhen marre parasysh sa pallate jane ngritur cdo dite ne qytete e medha te con ne 3 konkluzione:1-Dakoja ka hedhur firmen,pa lexuar,ose pa i kushtuar rendesi,ne te fundit, ky ishte nje pallat mes te shumteve qe kane mbytur e betonizuar Durresin e jo vetem.2-Dakoja ka marre para per te dyja akuzat dhe ka lejuar shkeljet,por kjo duhet provuar nga akuza.3-Dosja e pallatit kur ka ardhur para Dakos ka patur mangesi,ose nuk ka qene e plote,ose ka ardhur pjese-pjese,duke marre parasysh dhe distancen kohore per doc.e se njejtes dosje.Po Veliaj kishte dijeni per shtesat qe ju bene kullave ne Tirane? Ky do te ishte nje krahasim interesant per t'u bere me ceshtjen Dako.

    Përgjigju
  • Berti: 08/06/2023 17:53

    Dako eshte pjese e kurbanit Rames. Marreveshja eshte ti biem njerit nga ne edhe fusim brenda Saliun. Dako eshte super i korruptuar po pse tani kur mbaruan edhe zgjedhjet.Pasi e shtydhi Rama e fut per 1-2vite burg edhe e le te gezoj perandorine e parave qe ka vjedh. Me kte rast Spaku ben sikur punon,Dako gjasme denohet edhe si perfundim e ha edhe Saliu dhe ne radhe prsioni per Meten. Rama o i hidhur.

    Përgjigju
    • A. N.: 08/06/2023 19:56

      Mese e drejte. Dako ben 1 vit burg per shperdorim detyre dhe pastron figuren e tij nderkohe qe vazhdon te gezoje miliardat qe ka vjedhur. Ky eshte vetem show i radhes qe gjoja po i bijme korrupsionit.

  • xhemal: 08/06/2023 17:41

    Per ndrrtimet pa' leje,shtepi njekateshe apo pallate ne shqiperi pas 91 eshte nje histori e tmerrshme.ndertimet pa' leje ,pa' Plan ,pa' projekte eshte deshmia me konkrete e mungeses totale te shtetit,rregullave,ligjeve,po' edhe marrezia e politikes per te marr pushtet Duke e lene turmen ne levizje kaotike pa' e qeverisur...ne te gjithe jemi viktima e pergjegjes per ndertimin e getove rreth qyteteve PA asnje rregull fillestar,pa' rruge,kanale kullimi,pa' uje,drita,vend per shkolle,argetim,dyqane e qindra gjera te tjera qe nevojiten per jeten..ishte nje marrezi kolektive qe do ta vuajme gjate..e pergjegjesit kryesor per kete tragjedi eshte klasa udheheqese e kohes,qeveria qendrore e locale...vuajme idiotesine e oreksin per pushtet te plitikaneve..te gjithe abuzuan me lirine e levizjes..,liberalizmin e cmendur,privatizimin e eger..do vinte kjo dite qe ndonjeri do e paguaje Jo per te rregulluar te shkuaren po' per te mesuar per te ardhmen...une nuk gezohem kur arrestohen njerez sepse idiferentizmi i gjithesecilit ,e individualismi i skajshemq do sjell vuajtje per progresin..sa me e drejte te jete shoqeria ,sa me mire te zbatojme rregullat ligjet AQ me Pak do shkojne ne Burg..nje vend eshte i lire i sigurte,i drejte kur Ka Pak njerez qe i eshte hequr liria

    Përgjigju
  • Rama: 08/06/2023 17:38

    Ca shperdorim detyre....!kot fare ben 1 vit burg dhe del ,me gjith ato miliona te vjedhura kush nuk e ben aq burg

    Përgjigju
  • Eri: 08/06/2023 17:25

    Ne fakt ju keni dijeni dhe sa leter A 4 harxhojne punonjesit jo me ku ka leke. Ku ke hedhur firme do mbash pergjegjesi. Kjo vlen per cdo drejtues. Ta pyesin b mire punonjesit tani. Se u duket kollaj kur firmosin

    Përgjigju
  • Olii: 08/06/2023 17:22

    Kur do e ket radhen Vlora dhe kriminelet e Kadastres aty?

    Përgjigju
  • Doktori: 08/06/2023 16:46

    Po cme rri? Hahah

    Përgjigju
  • Tahipi: 08/06/2023 15:38

    Po su denunen kto që e ndërrojnë lëkurën si gjarpri. Ky vend s'behet me .

    Përgjigju
  • Berat: 08/06/2023 15:23

    Kete se dija..per kete skam dijeni..por per cfare ishe aty? Apo vetem per te blere vota? Prandaj paguheshe qe te merreshe me pune, jo te bridhje me gangstera dhe te beje skema me kriminele per te vjedhur vota!!! Akoma sdi asgje ca ka ndodhur ne Durres ato 12 vjet qe ishte Kryetari I Bashkise!

    Përgjigju
  • Cimiterra: 08/06/2023 15:12

    Jeni ne terezi? Pse nuk e hetoni qe hodhi dhe' ne det dhe beri pallate. I nxorri dhe tapit.

    Përgjigju
  • Edmond Leka: 08/06/2023 14:49

    Ore kemben zvarre per keta 2 gangot e Vlores, Gjiken dhe Lelin, kur do e heqesh aman? T'i shohe Vlora nje here prapa hekurave, pa le mos te vene ne burg, hajdutat!!!!

    Përgjigju
  • Ehuuu: 08/06/2023 09:03

    Sa shanse ka qe dhe ky do dali i semure

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 08/06/2023 08:38

    I drejtohm SPAK dhe BKH te hetohet Dr Dhurata Uruci shkoder per shperdorim detyre dhe Korrupsion ne spitalin e shkodres . Mjekja me dy fytyra klloun te hetohet urgjentisht , zoteron 3 makina shtepi ne boge megakorrupsion .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet