TIRANE - Kryeministri Sali Berisha në një takim që ka zhvilluar dje me të rinjtë studentë dhe pedagogët e fakulteteve ekonomike, u ka folur atyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rritjen e punësimit duke i premtuar se edhe në 4 vitet e ardhshme të cilat shefi i mazhorancës i shikon në pushtet, punësimi i tyre do bazohet në lirinë ekonomike.
Ndërkohë që pavarësisht se ka qenë tetë vite në pushtet, kreu i qeverisë ka filluar premtimet për heqje taksash dhe për financim të turizmit dhe bujqësisë, duke dhënë pikë për pikë gjithë premtimet e Ramës. Ai foli për thithjen e investimeve të huaja në vend. “Kemi tërhequr rreth 12 miliardë investime.
Falë tyre Shqipëria arriti të ruajë në kohën më të vështirë të krizës ekonomike financiare dhe botërore, rritjen ekonomike si gjenerator kryesor i punësimit. Arriti të përballojë me sukses papunësinë. Sipas KE, Shqipëria jo vetëm që nuk pati rritje të papunësisë, por pati një ulje të saj.
Në këtë moment ne vijmë në një histori suksesi të tërheqjes së investimeve, në punësim dhe në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Katër vitet që vijnë ne përsëri punësimin e shqiptarëve do e bazojmë në lirinë ekonomike. Ne i besojmë asaj, si pasuria e të gjitha pasurive. Në këtë kontekst qeveria mori disa hapa të mëdha, që nuk takson më kapitalin e të tjera”, tha Kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë tha se do të përqëndrohet punësimi në lirinë ekonomike, që është e çelësi i së ardhmes së shqiptarëve. “Qeveria ndërmori disa hapa të mëdha, si një nga vendet që nuk takson kapitalin, hoqëm TVSH për inputet bujqësore”, vlerësoi Berisha.
Kreu i mazhorancës shprehu bindjen se në këtë mandat ky kamp vjen me një vizion shumë të qartë, me një numër të studiuar të punësimit në bizneset e reja në bujqësi, në çdo fushë. “Të sigurt se këto 4 vite do jenë vitet e uljes së papunësisë në Shqipëri, qeverisja e ardhshme do të krijojë 250 mijë vende pune të reja.
Kemi pasur 30% rritje të bizneseve, rreth 50 mijë qytetarë të punësuar në biznese, rreth 35 mijë në të gjitha investimet publike, 20 mijë punonjës në fushat e energjitikës, 10 mijë në teknologjinë e lartë të informacionit, 30 mijë në industrinë e drurit. Turizmi ka sjellë një punësim të madh në Shqipëri, mbi 150 mijë veta”, vlerësoi Berisha.
Sipas tij, i gjithë projekti i punësimit të kësaj qeverisje është dyfishimi i investimeve të huaja, të cilat do të sjellin dhe një dyfishim të punësimit të qytetarëve shqiptarë. Pasi ka prezantuar arritjet e qeverisë, studentët i janë drejtuar kryeministrit me pyetje e një ndër to ishte për turizmin dhe programin që PD ka për këtë fushë.
Kryeministri pranoi se nuk ka një infrastrukturë të posaçme për turizmin malor, ndërsa theksoi se është në negociata për projekte në zonat e bregdetit. “Ne do të hartojmë projekte të mëdha për disa nga zonat më të preferuara të bregdetit, siç është Kepi i Rodonit, kompleksi Zvërnec, Sazan, Karaburun, i trajtuar si kompleks, zonë të tjera në bregun Jon.
Kemi negociata, do kontraktojmë kompani”, deklaroi kryeministi. Ndërsa për turizmin malor, Berisha tha se malet e Shqipërisë janë mahnitëse, bukuria për t’u zbuluar, kanë pasur mangësi të shumta infrastrukture. “S’ka një infrastrukturë të posaçme për turizmin malor.
Do të heqim çdo lloj takse 8 vite, për të gjithë ata që do investojnë në turizmin malor. Do synojmë të bëjmë gjithçka që të ecim drejt turizmit malor në Shqipëri, pasi përbën një potencial shumë të madh për vendin”, tha Berisha. I cili është akuzuar jo pak herë nga opozita se po kopjon pikë për pikë programin e saj për taksat, financimin e bujqësisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com