Kryeministri Berisha në
Mal të Zi për vizitë zyrtare

Kryeministri Berisha në<br />Mal të Zi për vizitë zyrtare
TIRANE- Kryeministri Berisha nis sot vizitën zyrtare në Mal të Zi, të cilën u detyrua ta anulonte më 13 dhjetor 2011 për shkak të gjëndjes së tij jo të mirë shëndetësore. Berisha ndodhet sot në Podgoricë me ftesë të kryeministrit malazez, Igor Luksiç, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë dhe më pas do të pasohet nga takimi i delegacioneve respektive. Pas takimit, ambasadorët e të dy vendeve do të nënshkruajnë marrëveshjen për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit të kufirit Grabon - Zatrijebacka cijevna si dhe do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me Zëvendëskryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Zeljko Sturanoviç dhe me kryetarin e PDS-së së Malit të Zi Milo Djukanoviç. Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, kryeministri Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të partive shqiptare, si kryetarin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva, Genci Nimanbegu i FORCA dhe Mehmet Zenka i Unionit Demokratik Shqiptar.

Berisha do të zhvillojë një vizitë edhe në Tuz, ku do të pritet nga kryetari i Komunës z. Nikola Gegaj dhe do të takohet me përfaqësues të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit. Vizita e Kryeministrit Berisha do të përmbyllet me një vizitë në Ulqin ku do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ