Kryeministri britanik Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë, vjen në jetë një vajzë
Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie, janë bërë sërish prindër. Çifti ka njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, që është një vajzë.
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna, edhe vajza janë në gjendje shumë të mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, thuhet në një deklaratë.
Fëmija i tyre i parë, Wilfred Laërie Nicholas Johnson, lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv me COVID-19.
Zoti dhe zonja Johnson u martuan në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster në maj.
Johnson, i njohur për jetën e tij të trazuar personale, të shënuar nga tre martesa dhe një numër i panjohur lidhjesh, me ardhjen e re në familje ka gjithsej shtatë fëmijë.
Lideri konservator ka 4 fëmijë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, avokate, me të cilën ka përjetuar bashkimin më të gjatë deri tani, rreth 25 vjet.
Një djalë tjetër i lindur në 2009 nga një lidhje jashtëmartesore me eksperten e artit Helen Macintyre, atësinë e të cilit ai ia kishte mohuar fillimisht, derisa e njohu ligjërisht në 2013.
Vetëm shtatorin e kaluar Johnson pranoi në një intervistë të dhënë në TV amerikan Nbc se kishte 6 fëmijë, ndërkohë që sot iu shtua edhe e vogla.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.8%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2888
Lajme të tjera
-
Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
21 Mars, 09:35
-
15-vjeçari shqiptar rrëfen jetën e vështirë në Britani: Ishte tmerr, mos shkoni atje! Babai: Pësova infarkt nga stresi, i kërkova të mos përfshihej në krime
19 Mars, 13:08
-
Berberhanet në Britani si baza për krimin e organizuar! Po përdoren nga shqiptarët dhe kurdët për trafik droge dhe qeniesh njerëzore
19 Mars, 12:00
-
Në verë nis deportimi i emigrantëve, Braverman viziton kampin në Ruanda! Firmoset marrëveshja e përditësuar
19 Mars, 09:23
-
Anëtar i organizatës që merrej me trafikun e drogës, arrestohet në Tiranë 49 vjeçari i shpallur në kërkim në Britani, pritet ekstradimi i tij (EMRI)
18 Mars, 09:44
-
U përfshi në trafikun e drogës për të shlyer borxhet, dënohet me 28 muaj burg 25-vjeçari shqiptar në Britani! Iu gjetën para dhe thasë me kokainë (EMRI)
17 Mars, 11:25
-
Organizonte kalimin me gomone nga Belgjika drejt Britanisë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar! Pjesë e grupit të trafikut të qenieve njerëzore
15 Mars, 17:30
-
Rusët rrëzuan dronin amerikan, ministri britanik i Mbrojtjes: Veprim joprofesional! Moska të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare
15 Mars, 16:55
-
Revista britanike: Mafia shqiptare, koka e gjarprit të trafikut në Europë! Pikat më të forta janë disiplina dhe profesionalizmi i gangsterëve
15 Mars, 09:14
-
Ish kryeministrja britanike Theresa May pritet të publikojë një libër mbi skandalet e famshme politike
15 Mars, 08:39
-
Marrëveshja Aukus, pakti historik i sigurisë kundër Kinës: SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore
14 Mars, 15:59
-
Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme
14 Mars, 08:51