BRITANI - Kryeministri David Cameron në fjalimin e tij tha se do të mbahet një referendum për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian, por kjo do të ndodhë në qoftëse konservatorët fitojnë zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për vitin 2015.
Kryeminstri tha se përpara se t’i kërkojë njerëzve të votojnë, do të përpiqet që të rinegociojë marrëdhënien e Britanisë me BE-në.
Cameron theksoi se populli britanik do të jetë para një zgjidhje të thjeshtë nëse dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e familjes europiane, të cilët do t’i përgjigjen me po ose jo.
Por kjo perspektivë e Cameron mbi të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me Bashkimin Europian ka ngjallur jo pak kritika nga zyrtarë të lartë vendas dhe europianë.
Lideri i laburistëve në opozitë e cilësoi fjalimin e Cameron si “zhgënjyese” dhe “të udhëhequr nga partia e tij dhe jo për interesin kombëtar”. Nga ana tjetër ministri gjerman Guido Westerwelle tha se Britania duhet të qëndrojë në Evropë, kurse ministri i Jashtëm francez Bernard Cazeneuve u shpreh që Evropa nuk është një “menu zgjedhje”.
Edhe gazetari italian Enrico Mentana u shpreh se nëse nga një anë Cameron ngjall spektrin e një dalje të Britanisë pa kthim në BE, nga ana tjetër është frika e rritjes së pakontrolluar të lëvizjeve antieuropiane.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com