Kryeministri çek: Qëllimi i vizitës ishte që t'i tregonim Ukrainës se nuk janë vetëm në luftën kundër Rusisë

Kryeministri çek: Qëllimi i vizitës ishte që t'i tregonim Ukrainës se nuk janë vetëm në luftën kundër Rusisë

Kryeministri çek Petr Fiala tha se "qëllimi kryesor" i vizitës së kryeministrave polakë, sllovenë dhe çekë në Kiev ishte që t'u tregonin ukrainasve se nuk janë vetëm në luftën e tyre kundër pushtimit rus. Duke folur së bashku me homologët e tij, Fiala e quajti mundësinë e së martës për të pasur një diskutim personal me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky "diçka vërtet të veçantë".

"Qëllimi kryesor i vizitës sonë dhe mesazhi kryesor i misionit tonë është t'u themi miqve tanë ukrainas se ata nuk janë vetëm. Se Evropa qëndron me ju," tha Fiala në konferencën për shtyp.
Ai tha se donte të siguronte ukrainasit se ne "po i presim gratë dhe fëmijët tuaj" dhe do t'u ofrojmë atyre "strehë" në Republikën Çeke.  

Republika Çeke tani ka pranuar 250,000 refugjatë, sipas kryeministrit. 

“Ne e admirojmë guximin tuaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë më shumë ndihmë dhe mbështetje”, përfundoi ai.
 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset