Kryeministri Conte uron Pashkët: Na mungojnë buzëqeshjet, përqafimet e shtrëngimet e duarve në kishë

Kryeministri Conte uron Pashkët: Na mungojnë buzëqeshjet, përqafimet e shtrëngimet e duarve në kishë

Kryeministri Conte

Shumë pak besimtarë në të gjithë botën i kanë kryer ritet e tyre fetare dhe shumë prej tyre kanë ndjekur meshën e së djelës online.

Edhe kryeministri italian Giuseppe Conte ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë italianët. Atyre që vuajnë sot, atyre që luftojnë në repartet spitalore për të larguar lotët dhe dhimbjet nga komuniteti i tyre”, është shprehur Conte.

Ai ka theksuar se sakrificat që po bën secili prej nesh janë një gjest i lidhjes autentike ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi dhe asaj që do të jemi në gjendje të rimarrim së shpejti, duke ia dalë së bashku.

Na mungojnë buzëqeshjet e të afërmve, përqafimet e miqve, traditat e bukura të vendeve tona, shtrëngimet e duarve në kishë, në sheshe, në bare. Sot nuk është një festë si herët e tjera, por as nuk do të jetë nesër kështu”, përfundoi kryeministri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë