Pavarësisht deklaratës së tij se Kim është kushërira e tij e 13-të, ai nuk mund ta kuptojë arsyen “pse njerëzit janë aq të interesuar rreth familjes Kardashian”. Kryeministri dhe kushërira e tij që krijoi famën përmes një videoje seksi, janë të lidhur nga një paraardhës i përbashkët, Sir William Spencer, i lindur në 1555.
I pyetur nëse do t’i pëlqente një bashkim familjar, Cameron u përgjigj: “Do të ishte bukur.” Politikani britanik ka lidhje familjare gjithashtu edhe me vetë Mbretëreshën e Anglisë.
Shpresojmë që deklarata e fundit të mos i prishë punë në jetën e tij politike. Në fakt do të ishte mirë që Cameron të merrte pak nga fama virtuale e kushërirës së tij.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)