Kuçovë- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin sot (18 mars) për inspektim në Bazën Ajrore të Kuçovës që po kthehet në një aset strategjik të NATO-s, falë investimeve në infrastrukturë, modernizim dhe trajnime.
Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.
Drejtuesit e bzës e njohën kryeministrin me investimin, armatimet dhe përforcimet ushtarake.
Ministri Vengu e njohu kreun e qeverisë edhe me rritjen e shkallës së teknologjisë ushtarake dhe blerjeve të kryera që i shërbejnë Forcave të Armatosura.
Kryeministri inspektoi edhe dhomat strategjike dhe operacionale të bazës, ku u informua për taktikat dhe cilësinë e pajisjeve bashkëkohore, si kamerat termale, dronët dhe distanca e filmimit të tyre deri në 40 km.
Të gjitha këto në shërbim edhe të aksioneve të tjera si ndjekja e makinave, patrullimet detare dhe gjurmimet. Drejtuesit e bazës përshkruan edhe patrullimet me avionë dhe dronë, jo vetëm të kufirit detar dhe tokësor, por edhe bashkëpunimi me agjenci të tjera ligjzbatuese ose jo.
Kryeministri u drejtoi disa pyetje teknike ushtarakëve, duke nënvizuar nëse kjo teknologji shërbente edhe për evidentimin e ndërtimeve pa leje.
Ministri Vengu e njohu kreun e qeverisë edhe me investimet në infrastrukturë godine për akomodim të personelit.
“350 persona personel, bazë akomodimi. Rehabilitim i ish-shëtpisë së oficerëve, që të qëndrohet në kushte komode personali dhe familjarët. Salla, klasa dhe laboratorë”, tha Vengu.
Në fund u inspektua edhe hapësira për aktivitete jashtë atij ushtarak, si ato sportive, palestra, sheshet e pushimit dhe të tjera ambiente shlodhëse të projektuara.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 838
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
Në Tiranë mblidhet Komiteti i Internacionales Socialiste! Rama: Shqipëria, shanse reale të hyjë në BE! Personazhe të fuqishëm po japin llogari para ligjit
22 Mars, 10:24
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09
-
Rama batuta me të ftuarin në podkastin ‘Flasim’: Me nejt 6 muaj me ty erdhi Luli në pushtet (VIDEO)
22 Mars, 09:42
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Rama në podcastin ‘Flasim’, thirrje emigrantëve të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër (VIDEO)
22 Mars, 09:02
-
Vajza i dhuron Ramës buqetë me lule: Dikur t'i dhashë kur ishe kryetar bashkie, sot që të fitosh mandatin e katërt
22 Mars, 07:22
-
Rama në një pastiçeri në Tiranë, batuta me punonjëset: Jam me disa ëmbëlsira mes ëmbëlsirave
22 Mars, 07:11
-
VIDEO/ ‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm
22 Mars, 00:54
-
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
22 Mars, 00:03
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Berisha e quajti diktator, Rama e ironizon me pamjet e bufit që nuk rri dot në këmbë dhe bie nga dega
21 Mars, 22:51