Kryeministri Edi Rama lideri i katërt më i ndjekur në Europë në 2020

Kryeministri Edi Rama lideri i katërt më i ndjekur në Europë në 2020

Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë shqiptare i pari për numrin e postimeve në Facebook.

Viti 2020 ishte viti që do mbahet mend gjatë në histori si viti që izoloi mbarë globin për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe si një ngjarje epokale sa i përket botës digjitale, me platformat interaktive online të cilat rezultuan të ishin e vetmja ndërlidhje dhe mënyrë komunikimi në pamundësi të kontaktit fizik të kufizuar sidomos nga periudha e karantinës. Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre.

Por si përkthehet për politikanët marrëdhënia dhe komunikimi publik përmes aplikacioneve digjitale në një vit të vështirë si ky që lamë pas, ku janë zhvilluar për herë të parë edhe fushata zgjedhore online, duke zbehur konceptin e takimeve fizike publike.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Europë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata” Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet i gjashti në Europë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përvec pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, cka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit.

Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shishtaveci balli Kombit: 03/01/2021 20:21

    Lider i pa diskutieshem eshte biri jone i malsise Flamur Noka.

    Përgjigju
  • Rexhep Leka profesor: 03/01/2021 17:36

    O gjytyrym si ke pseudonimin je mor teneqe e ndryshkme vrima vrima. Po tani do vejm saliun tat lider o gjytyrymi " DERR "

    Përgjigju
    • Profesor leshiRexhepitLekes: 03/01/2021 18:33

      Jo mo jo saliun e mu*it,po ediHal*ne e sali mu*it! Qetesoju se mos te bie te fiket se nje malle jane te dy,kelyshe te komunizmit o profesor leshiRexhepLekes,te meshirojme si moster komuniste.

  • Rapushi: 03/01/2021 17:25

    O xhemol ti qeke komplet bole që nga mali dole e po na tregon se kush është lider. Po ti mor xhemol loqe thar qeke i gjithi zagar. Edi Rama jua ka rras o xhemoli pras.

    Përgjigju
    • Haha: 03/01/2021 17:33

      A je Rrapush Xhafer ... apo shoku Enver...

  • Xhemoli: 03/01/2021 17:18

    Mos te ngaterrohen GJERAT ED RAMA ESHTE LIDER ME I NDJEKUR SI DIKTATOR PO JO SI LIDER I DEMOKRACISE DHE ARSYEJA ESHTE SE I GJITHE POPULLI I KA SYTE TEK DIKTATORI PO U HODHI NDONJE KOCKE PER TE JETUAR NDESHKIMIN KY POPULL DO JA JAPE ME 25 PRILL ME VOTE JO PER RAMEN ME GJITHE RILINDJEN QE PO MERR NE QAFE KETE POPULL

    Përgjigju
  • Ben Tiranci: 03/01/2021 15:49

    Edo je GJIGAND ! Vicidoli me shoke te marin brisqet dhe mos vonohen shume se na bohet leshi litar.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 03/01/2021 15:30

    Keto jane rrena te Edvin Krimit te gatuar nga Endri Fuga.Birisha asht lider botnor.Evini eshte vrases ka korruptu tane per me dal i lanun. Te cohemi ta shporrim ket injorant analfabet. Birisha asht shpres per te ardhmen

    Përgjigju
  • robi: 03/01/2021 15:23

    Sa do merzitet Tabakhonja e shqupit me kete lajm te mire. Se shpejti do hedhe helmin e radhes se do jete merzitur dhe nga sondazhi i fundit i PiEpolit italian , me seriozi ne Europe qe e nxjerr pd ne me 32 deputete dhe Nafije fallxhoren me 2 mandate me 25 prill 2021. Pra s'do ja shohim me surratin Nafije fallxhores ne parlament, Kejdi dhembcakalles dhe Floida surratalienes. Kurse gjigandi Edi Rama me 85 deputete do ece perpara drejt mandatit te 4 t ne 2025. Shkofte ne ferr Nafija dhe leshelija.

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 03/01/2021 15:21

    Mos ka ndonje ngaterrese ketu mor amani?!! Si eshte e mundur i katerti kur duhet ta kemi te parin???? Kur komunizmi po jepte shpirte ne Shqiperi,ne morem cmimin madheshtor per ushqimin. Jo,jo nuk mundet te jete i katerti,I PARIII SE SBEN.MARROQER!

    Përgjigju
  • MegaloMani: 03/01/2021 13:38

    Mirë ,sh mirë,na bën krenar, por rishikoje atë Projekt e Sheshit të Flamurit, duhet një ALTARE DELLA Patria si në Romë, ashtu edhe në Lezhë tek Memoriali i të Madhit IskanderBegu!

    Përgjigju
  • Gjigandi: 03/01/2021 12:07

    Edi Rama hec përpara se i duhesh Shqipris që Shqipria më në fund të shkoi në rugën e duhur. Shqiptarët të vlersoin se jan popull inteligjent. Përpara Gjigand qent le të lefin hum hum hum se një top të madh tum do han në 25 prill saliu vidh.

    Përgjigju
    • Ah kadosh ah kadosh: 03/01/2021 12:26

      Ti je ai komentuesi me llagap “Vicidoli”. S’paske pune tjeter ti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)