Rama paralajmëron 7-15 vite burg për ndërtuesit që kapen në shkelje! Ndihmë financiare për gjithë jetën për ata që humbën familjen nga tërmeti (VD)

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë dhe tashmë kemi zyrtrarisht 50 jetë të humbura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama njoftoi se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Kreu i qeverisë deklaroi se do të miratohet edhe një akt normativ i veçantë për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti. Rama tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Repulblikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. 

Kryeministri u shpreh se po bëhet një vlerësim për çdo qindarkë të dhuruar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti duke qenë se pas rastit të arrestimit të një personi i cili nën emrin e tij abuzonte me ndihmat për tërmetin ka dyshime për një tjetër grabitje. Ai tha se do të monitorohen të gjithë fondet e dhuruara, për të nisur më pas shpërndarja e tyre

Rama tha se do të nisë programi i ndërtimit të banesave, ku të parat që do të ndërtohen janë banesat e të mbijetuarve nga tërmeti, ndërsa vlerësimi i pallateve të dëmtuara tashmë po bëhet nga ekspertë të huaj të cilët do të përgatisin raportin përfundimtar për ata që duhen shembur për t'u ndërtuar nga fillimi. Ai foli për një program rindërtimi që do të përfshijë jo vetëm pallatet dhe banesat e dëmtuara por edhe ambientet. Ai tha se inertet do të përdoren për të ndërtuar zona ekologjike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
'Ndihmë financiare për gjithë jetën për të mbijetuarit nga tërmeti', Rama: Shoqërova Albert Carën, nuk e di që ka humbur familjen

1575098138_LogoReportTVERE2.00414600.Still005.jpg

Kryemimistri Edi Rama tha se do të ketë një trajtim të veçantë për të mbijetuarit në familjet ku tërmeti ka marrë jetë, duke i siguruar ndihmë financiare për gjithë jetën. Ai tha se për Albert Carën dhe Lindita Carën do të ketë një trajtim të veçantë.

"Një akt normativ për të dhënë një trajtim të posaçëm financiar për ata që kanë mbijetuar në familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Do ketë një ndihmë financiare për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën që nuk e di se ka humbur familjarët. Ka pësuar dëme në shtyllën kurrizore. Lindita Cara ka humbur të gjithë. Për dy do ketë një trajtim të veçantë", tha Rama. 

Ora 09:10
Rama: Dyshohet për një grabitje të fondeve të tërmetit! Kontroll për çdo qindarkë! Nuk jemi në pazar ku secili hap tezgën e vet

1575098138_LogoReportTVERE2.00414600.Still005.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se do të bëhet një vlerësim për çdo qindarkë të dhuruar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Ai tha se pas rastit të arrestimit të një personi i cili nën emrin e tij abuzonte me ndihmat për tërmetin ka dyshime për një tjetër grabitje. Ai tha se fondet do të monitorohen të gjithë fondet e dhuruara.

Dyshohet për një tjetër grabitje. Komiteti do bëjë transparencë të plotë për fondet. Fondet do të monitorohen. Ne nuk jemi këtu pazar ku secili hap tezgën e vet. Këtu janë grupe të pavarur nga njëri tjetri por secili duhet t'i mbahet standardeve. Do shohim a duhet ndërtuar vërtetë një pallat në Thumanë apo familjet  të spostohen diku tjetër. Atyre që ofrojnë i them Faleminderit shumë, na jepni lekët në fondin e adresës unike. Nuk duam tulla me klering. Këtu vendimi bën që donacionet për fatkeqësi të jenë të zbritshme në masën 8%. Ne e kemi një përqindje për donacionet por e rrisim pak. Çdo mjet dhe paisje që do përdoret për rindërtim përjashtohet nga tatimet, në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme", tha Rama.

Ora 09:10
Rama nuk harron dy vëllezërit kosovarë: Nga 1 milion lekë për familjet e tyre, mbulojmë edhe shpenzimet e varrimit

 1575105892_ShemsedindheIsaAbazi.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të akordojë nga 1 milion lekë të reja për familjeve e dy vëllezërve Isa dhe Shemsedin Abazi nga Kosova që humbën jetën në Durrës për shkak të tërmetit.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Ora 09:06
'Pension të veçantë, bursa, 1 mln lekë shpërblim dhe shpenzimet për varrimin e familjarëve', Rama liston ndihmat për familjet e viktimave

Kryeministri Edi Rama tha se do të miratohet një akt normativ për një trajtim të posaçëm për familjet e mbijetuara nga tërmeti. Rama tha se pensionistët e familjeve të viktimave do të marrin pensionin e veçantë të Repulblikës së Shqipërisë, ndërsa fëmijët do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Ai tha se familjet e viktimave do të marrin një shpërblim prej 1 mln lekësh dhe para për të përballuar shpenzimet për varrimin.

"Pensionistë e familjeve të viktimave do jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë. Është një numër i kufizuar që varion nga 12-15 persona me kontribute të veçanta. Projekt vendimi tjetër që lidhet me përkrahjen financiare të familjeve të viktimave që ka të bëjë me shpërblimin prej 1 milion lekësh të reja dhe para për të përballuar shpenzimin për varrimin. Edhe familja Abazi nga Kosova do marrë të njëjtin shpërblim. Nxënësit e familjeve të viktimave do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Këtë bursë do e përfitojnë edhe studentët. Pra që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të Universitetit. Kjo është pjesa sociale e vendimmarrjeve të sotme. Tatimi mbi të ardhurat si shtesë në ligjin e 98, ka një mobilizim të madh por ne duam të nxjerrim maksimumin nga ky shpirt solidariteti. Çdo individ apo familje.

Dje emergjenca është zgjeruar edhe në qarkun e Lezhës. Dua të theksoj edhe një gjë. Ka familje të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, por këto janë prioritet. Nuk jemi qeveri me buxhet nafte. Jemi qeveria e Republikës së Shqipërisë. Koha që po shfrytëzojmë ka kufijtë e saj. Sot akoma fatkeq të mbetur pa shtëpi nga tërmeti  i 2009 janë nëpër kabina. Edhe për një vend të G-7 si Italia është e vështirë. Sfida jonë është të bëjmë atë që nuk e ka bërë askush. Kur të dalë dielli të gjithë do kthehen në avazin e përditshëm. Ne nuk do harrojmë. Na duhet mirëkuptim, durim, durim Është për t'u vlerësuat qëndrimi normal. Normaliteti këtu është special. Ne kemi kthyer normalitetin në normalitet. Qëndrimi i kryetarit të opozitës", tha Rama.

Ora 08:43
Rama: AKU po monitoron ndihmat ushqimore, një pjesë e ilaçeve të dhuruara janë bllokuar menjëherë! Duhen çadra optimale

Kryeministri Edi Rama tha se ndihmat ushqimore po vlerësohen nga AKU. Ai tha se një pjesë e ilaçeve janë kthyer menjëherë pasi nuk përmbushnin standardet.

"AKU ka një rol kyç. Ndihmat ushqimore do  vlerësohen nëse janë të shëndetshme. Një pjesë e ndihmave mjekësore janë tërhequr menjëherë, janë bllokuar menjëherë. Nevojë për ilaçe nuk do ketë sepse ne do plotësojmë çdo nevojë. Në rast se do të lindë një nevojë për më shumë. Do plotësojmë kërkesën për çadra optimale. Ato që janë vendosur ditën e parë janë për raste emergjente. Shembull është kampi në Vorë me standardin e BE që nuk ke problem me shiun erën, ndriçimin. Këtu janë detyrat. Dje kishim 82 pika", tha Rama.

Ora 08:38
Rama flet për programin e rindërtimit: Inertet do të përdoren për të krijuar zona ekologjike

Kryeministri Edi Rama foli për një program rindërtimi që do të përfshijë jo vetëm pallatet dhe banesat e dëmtuara por edhe ambientet. Ai tha se inertet do të përdoren për të ndërtuar zona ekologjike.

"Kemi problemin e inerteve. Ku do shkojnë gjithë këto inerte. Inertet në këto rast përdoren për të krijuar zona ekologjike. Gjermanët kanë krijuar kodra që janë kodra të memories që i kanë shtuar një përmasë të gjelbër zonave të shkatërruara plotësisht. Duke qenë se Ministres së Kulturës i është ngarkuar planifikimi dhe me zv. ministrin e Infrastrukturës duhet të përgatisin një plan për këtë bashkë me arkitektët e huaj", tha Rama.

Ora 08:33
Rama: Njerëzit në hotele do trajtohen si turistë! Ilaçe 100% falas, nxënësit do vazhdojnë mësimin normalisht

Kryeministri Edi Rama tha personat e akomoduar në hotele duhet të trajtohen si turistë. Ai tha se ilaçet për të do jeën falas, ndërsa do kenë në dispozicion mjekë,mësues, dhe çdo shërbim që kërkojnë.

"Njerëzit në hotele do trajtohen si turistë, ata kanë nevojë edhe për një psikolog. Nuk mund t'i kthehet fjala edhe sikur të bëjnë diçka që një turist nuk do ta bënte. Kjo është bërë përmes një kontrate dy palëshe detyruese. Ilaçet do të jepen falas 100%. Në çdo strukturë do ketë mjek të dedikuar dhe infermier si pjesë e strukturës së urgjencës kombëtare. Kur të mbarojnë 8-orarëshin në shtet do shkojnë atje. Nxënësit që janë në këto hotele do vazhdojnë mësimin. Do garantohet transporti. Të ketë mësues që t'i ndjekë pasdite. Fëmijëve t'i çohen lodra dhe një person që të merren me ta, sepse nënat kanë nevojë për pak pushim", tha Rama.

Ora 08:24
'Jetët e humbura s'i kthejmë dot', Rama përlotet teksa përmend familjet e viktimave: Shtëpitë e tyre do ndërtohen të parat

Moment i vështirë ka qenë për kryeministrin Edi Rama, teksa bëri me dije familjet që ishin prekur rëndë nga tërmeti, dhe kishin humbur disa pjesëtarë të familjes. 

Të gjitha familjet e viktimave, tha kryeministri Rama, do të trajtohen në mënyrë të veçantë.

Të gjitha këto familje do të hynë në shtëpi të re në mënyrë urgjente dhe ne jemi gati. Duhet një person kontakti për të komunikuar me ta, për të vendosur se ku ata duhet të rrinë.

Familja Broshka, Gjana, Hajdarmataj, dy familjet Lala, familja Meçja, Misho, Qato, Zeneli, Cakoni, dy familjet Cara, Cuka, Cupi, Greku, Hoxhali, Preci, Steneci, Vata, do të marrin shtëpi.

“Ata do trajtohen në mënyrë të veçantë. Ata duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe Tiranë që do bëjë kontaktin me ta për të thënë se ku duhet të rrinë. Familjeve në Thumanë jemi gati t'i ofrojmë menjëherë familjeve të viktimave në Tiranë apo në Thumanë. Do jemi në komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Jemi gati tani. Komunikimi do sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre se ku duan të qëndrojnë. Ky projekt akt të miratohet. Shtesë në ligjin për tatimin mbi të ardhurat të ndryshuar. Këto familje janë të parat  fare që duhet të kenë gjithçka, jetët e humbura nuk i kthejmë dot.”-tha Kryeministri Rama.

Ora 08:22
Rama: Dy kategoritë e familjeve që nuk do të përfitojnë banesa pas tërmetit

1575095484_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se familjet e prekura nga tërmeti do të ndahen në dy kategori të cilat nuk do t'i ndërtohet banesa, për shkak se problemi i strehimit të tyre është adresuar më herët tek organizatat humanitare.

"Problematikat ku duhet të përqendrohemi është regjistrimi i familjeve të prekura. Dy kategori do jenë mirëkuptues, familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin. Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht.Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti. Për personat në kampe në hotele do bëhet përputhja me shtëpinë e tyre. Ata që janë aty si shkak i ankthit do trajtohen edhe me psikologë", tha Rama.

Ora 08:20
“Burg për ndërtuesit, burg për arkitektët, burg për investitorët”! Paralajmërimi i fortë i Edi Ramës

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

Vendimi i qeverisë pritet të merret pas tërmetit që ra me 26 nëntor, ku vdiqën 50 persona, e ndërsa janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa e shumë pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate.”-deklaroi Rama.

Ora 08:11
Rama: 2472 persona janë akomoduar në hotele! Po bëhet vlerësimi i banesave nga ekskpertët e huaj

Kryeministri Edi Rama tha se 2472 persona janë akomoduar në hotele duke nisur nga Durrësi në Gjirokastër, mes tyre persona që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti por edhe të tjerë të cilët në një gjendje ankthi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi.

"Personat në hotele 2472, harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre nuk kanë humbur plotësisht shtëpinë, por janë në kushte frike që nuk  lidhen me patjetër me qëndrueshmërinë e godinës por ne nuk do të lëmë pa i shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje për t'u trajtuar në afat të gjatë sepse një pjesë do duan vetë të kthehen në normalitet. Shumë shpejt do kemi raportin për qëndrueshmërinë e banesës. Grupet franceze, greke dhe italiane janë në terren për të vlerësuar banesat. Njerëzit duhet ta kuptojnë se krisjet nuk janë për një situatë kritike. E rëndësishme është struktura mbajtëse. Raportet të jenë të kujdesshme dhe të sakta. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me homologët për të sjellë ekipi të tjerë, ekipi lituanez, bullgar vijnë sot. Nuk duhet të kemi mbivendosjen dhe asnjë minutë kohë të humbur", tha Rama.

Ora 08:06
Rama: Aktualisht po marrin ndihmë mjekësore 41 persona të prekur nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama tha se aktualisht në spitale marrin mjekim 41 persona të cilët kanë pësuar dëme nga tërmeti.

"Aktualisht në spitale marrin ndihmë mjekësore 41 persona, 34 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës, 3 jashtë vendit dhe disa në një vëzhgim intensiv për të parë ecurinë ndërkohë që janë gati transferimet në rast se do e kërkojnë mjekët", tha Rama.

Ora 08:02
Rama: Të mos hidhet baltë mbi FA shqiptare! Kanë shpëtuar 38 jetë para se të vinte forca e parë e huaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 38 jetë nën rrënoja janë shpëtuar nga trupat shqiptare, kur nuk kishin arritur ende forcat e huaja dhe nuk duhet përbaltur puna  e tyre.

"Trupat tona meritojnë vlerësimin më të lartë. Këtë e them jo vetëm për t'i kthyer një përgjigje sqaruese atyre që përpiqen të thonë se po të mos ishin të huajt ne nuk do arrinim të shpëtonim askënd. Deri në momentin e pasdites vonë kur ka mbërritur forca e parë e huaj e kërkim shpëtimit numëroheshin 38 persona të shpëtuar. 38 njerëz janë shpëtuar nga trupat tona. Nuk dua të mohoj faktin se trupat tona kanë nevojë për t'u fuqizuar në pikëpamjen e mjeteve dhe për t'u motivuar më shumë duke nisur me trajnime, nuk bëhet fjalë për të vënë dyshim dhe për të përqeshur kapacitetet e tyre. Në tërësinë  e skuadrave të integruara skuadra jonë e urgjencës është e të gjitha standardeve. Të gjithë përfaqësuesit e trupave të kërkim shpëtimit e kanë thënë këtë me admirim. Një efekt pozitiv është se me trupat franceze dhe italiane janë vendosur tani urat e komunikimit. Shumë shpejt do vendosim urat në çdo aspekt.", tha Rama.

Ora 07:28
Rama: Numri i viktimave ka arritur në 50, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se numri i viktimave ka rritur në 50 dhe tashmë janë ndërprerë operacionet e kërkim shpëtimit.

"Numri i viktimave ka mbërritur në 50 dhe operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktima: 30/11/2019 14:27

    Cdo behet Me taksa paguesit te demtuar rende nga termeti QEVERIA PO THOTE U VOLLEN NDIHMAT duket se do mbetet I Me gisht ne goje

    Përgjigju
  • redi: 30/11/2019 11:11

    Zoti Rama jo vetem ato ndertues dhe inxhinier, qe do te abuzojne,por ata qe abuzuan dhe u bene shkaktar te vdekjeve dhe nje seri pallatesh qe u shkaterruan.Per familjet qe ndertuan pa leje dhe pa projekt ,pergjegjesine ta mbajne vet.Nga sot Shqiperia ka nevoje per nje teritor te mire studiuar dhe planifikuar nga ana urbanistike per tiu larguar jo vetem rrezikut sizmik por dhe rrumpalles nderto ku te duash por me jep voten

    Përgjigju
  • Shpata: 30/11/2019 10:24

    Antiheroi shqiptar, deputete, politikane, keshilltare bashkije, inxhinjera, jurista, seksere, kryeinspektore, ministra dhe kryeministra keto fytyra qe ngjajne aq shume nga krimet qe kane kryer se bashku, do te duhej te ngelnin ne nje monument qe me ne fund populli dhe kultura shqiptare ti kujtojne ne shekuj per te mos e harruar kurre kete tragjedi qe per nga injoranca po kalon kufijte e tragjedise se vertete, qofte greke qofte shekspiriane! Se fundi vetem nje artist gjenial qe mungon sot, do te krijonte nje veper ku te tregoheshin vuajtjet e ketyre ‘funksionareve’ ne Ferrin e mikut tim Dante! L.B. Inxhinjer

    Përgjigju
    • Niku: 30/11/2019 13:49

      Bravo Shpata.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen