Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit ‘Lungomare 4’, një projekt që do t’i bashkohet asaj ekzistuese, duke u bërë një ndër Lungomaret më të gjata në rajon.
I shoqëruar nga kryebashkiakja Brunilda Mersini dhe drejtuesi i qarkut të Vlorë Bledi Çuçi, Rama bëri një inspektim të gjithë punimeve, një Gungomare rreth 500 metra e gjatë me një shëtitore prej 7 metrash dhe korsi biçikletash 2 metra.
Ky projekt pritet të finalizohet më 15 maj për të qenë gati për të pritur turistët në sezonin turisik 2026.
Sakaq, në axhendën e sotme e planifikuar është dhe mbajtja e Asamblesë, në kuadër të turit të nisur nga qeveria ‘Punët për Shqipërinë’.
Në fokus të këtyre takimeve në të gjithë qytetet e vendit, janë problematikat e qytetarëve ndërsa puna ka nisur dhe për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen pranverën e ardhshme.
Lajmi në përditësim...
Komente











