Rama viziton Rusinë në datë 25 shkurt

Rama viziton Rusinë në datë 25 shkurt

Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama niset për në Rusi në datë 25 shkurt. Kjo vizitë është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020. Mësohet se në datë 26 shkurt Rama do të zhvillojë në Rusi takime me krerë të niveleve të larta.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama e quajti zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë një nga prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së. Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë.

Rama tha se OSBE monitoron situatën në zonën e konfliktit por kërkoi dhe një mision paqeruajtës të OKB, kur të shtënat nisin gjatë natës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot