'Më uroni fat!' Rama: Prioriteti im në OSBE, zbatimi i marrëveshjes së paqes Ukrainë-Rusi

Zgjidhja e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë dhe zbatimi i marrëveshjes së paqes është një nga prioritet që kryeministri Rama ka gjatë kryesimit të OSBE në 2020.  Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku theksoi pikat kyçe ku do të fokusohet Shqipëria gjatë drejtimit të OSBE për vitin 2020, Rama u ndal në vizitën e tij në Ukrainë. Ai tha se Rusia duhet të bëjë më shumë nga ana e saj për zbatimin e paqes, ndërsa shtoi se të dy palët duhet të mendojnë më shumë për qytetarët e tyre, pavarësisht pretendimeve nëse janë ukrainas apo rusë. Rama tha se OSBE monitoron situatën në zonën e konfliktit por kërkoi dhe një mision paqeruajtës të OKB, kur të shtënat nisin gjatë natës. 'Më uroni fat, pasi ky është prioriteti im dhe ajo që dua të arrijë gjatë këtij viti. Nuk duhet të përjashtohet një mision paqeruajtës i OKB në zonën e konfliktit në Rusi dhe Ukrainë. Monitorimi ka dhënë një rezultat të mirë por gjatë ditës, pasi kur bie nata, fillojnë të shtënat' tha Rama.

Ndërsa duke mbarë shembull suksesin e qeverisë së tij, Rama theksoi se dhe në OSBE do të ndjekë shembullin e emërimit të sa më shumë grave do të sjellin më shumë përfitime në procesin e paqes. Rama theksoi se 'një konferencë të nivelit të lartë për korrupsionin do të mbahet brenda pak ditëve në Tiranë.' Ai foli edhe për vizitën e tij në Ukrainë, ku theksoi se në rolin e kryetarit të OSBE do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së paqe atje. Lufta kundër diskriminimit, të drejtat e njeriut, trafikimi i qenieve njerëzore, dialogu mes vendeve të OSBE-së, minimizimi i sulmeve kibernetike, mbrojtja mjedisore kanë qenë disa nga prioritet e prezantuara nga Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Konferenca e donatorëve/ Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutierres. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se në fokus të këtij takimi ka qenë konferenca e donatorëve më 17 shkurt që do të mbahet në Bruksel.

"Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutierres, u diskutua për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, ku OKB do të jetë e përfshirë me një përfaqësi të nivelit të lartë", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministri Edi Rama
Ora 17:38
Rama në OKB: Më shumë gra në OSBE për procesin e paqes... së shpejti konferencë e nivelit të lartë kundër korrupsionit në Tiranë

Duke marrë si shembull suksesin e qeverisë shqiptare, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE ka bërë me dije se procesin e paqes do të angazhohet më tepër gra. Në fjalimin e tij në OKB, teksa prezantoi prioritet, Rama bër me dije në ditët në vijim do të mbahet një konferencë e nivelit të lartë në Tiranë. Lufta kundër diskriminimit, të drejtat e njeriut, trafikimi i qenieve njerëzore, dialogu mes vendeve të OSBE-së, minimizimi i sulmeve kibernetike, mbrojtja mjedisore  kanë qenë disa nga prioritet e prezantuara nga Rama.

"Duhet vullnet politik nga të gjitha palët dhe unë nuk do rresht të bëj thirrje për këtë. Në rajonin e OSBE, luan një rol kyç dhe në paralajmërimin dhe në fazat e ciklit të konflikti.  Të frymëzuar nga 20 vjetori i miratimit të rezolutës së OKB, një ritëm të ri në promovimin e rolit të grave në procesin e paqe. E di sa efektiv është kontributi i grave, do të jetë një nga bashkëpunimet brenda OSBE.

Zbatimi i a tona, Thelbësore për të garantuar të drejtat e njeriut. Promovimi i lirisë së shprehjes, të drejtat e pakica janë prioritete tona të menjëhershme. korrupsioni gërryen themelet e shoqërisë dhe kërcënim madhor, një konferencë të nivelit të lartë në Tiranë. Trafikimi i qenieve njerëzore do të maksimizojmë punën. Përparësi në luftën kundër armëve dhe të shkatërrojmë stokun e municioneve. Lufta e sulmeve kibernetike, për të minimizuar sulmet.

Dialogu, përparësia e tretë. Pra këtë vit është përvjetori i 30 i kartës së Parisit për një Europë të re. Angazhim personal midis shteteve të OSBE brenda njëra-tjetrën.

Reduktimi i riskut dhe parandalimi i incidenteve dhe mbrojtja mjedisore. Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet për të promovuar kundër diskriminimit", tha Rama.

Ora 17:31
Rama në OKB: Do monitorojmë zbatimin e marrëveshjes së paqes në Ukrainë, më uroni fat

Gjatë fjalës në OKB, kryeministri Rama theksoi se parësore për Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE do të jetë siguria kombëtare, respektimi i të drejtave të njeriut dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Rama tha se mbrojtja dhe diferenca në terren përmes monitorimit të OSBE është një nga pikat kyçe që Shqipëria ka gjatë kryesimit për 2020. Ai foli dhe për vizitën në Ukrainë, ku tha se në rolin e kryetarit të OSBE do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së paqe atje.

'OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm.  Jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe të përballimin e sfidave. Pikat kyçe janë siguria kombëtare dhe të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtësi.  Në krye të OSBE objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren. OSBE ka provuar se mund të dislogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbetet parësore për ne si kriza në Ukrainë.  Gjatë vizitës në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen armëpushimit atje. Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes' tha Rama.

Rama theksoi se Rusia duhet të bëjë detyrën e saj dhe të mundohet të zbatojë marrëveshjen e paqes, ndërsa kërkoi dhe një mision paqeruajtës  nga OKB në zonën e konfliktit.

"Duhet diçka më thelbësore nga pala ruse pasi ato kanë influencën në palët në terren për të sjellë paqen në Ukrainë. Ambulanca ende nuk mund të shkojë në zonë e konfliktit, pasi nuk ka marrëveshje mes tyre. Ka shumë persona që vdesin pasi nuk kanë mundësi të kurohen apo shkojnë në spital. Nuk mendoj se është e vështirë por të dyja palët. Duhet të kuptojnë se këta njerëz janë të zotit dhe ndërkohë që pretendojnë së janë rusë apo ukrainas duhet t'u japim mundësinë që të çojnë të afërmit e tyre që po vdesin rrugëve pasi kalimi nuk është i lirë. Më uroni fat, pasi ky është prioriteti im dhe ajo që dua të arrijë gjatë këtij viti.

Nuk duhet të përjashtohet një mision paqeruajtës  i OKB në zonën e konfliktit në Rusi dhe Ukrainë. Monitorimi ka dhënë një rezultat të mirë por gjatë ditës, pasi kur bie nata, fillojnë të shtënat. Për këtë duhet mision paqeruajtës, pasi monitorimi nuk mund të bëj dot gjë' tha Rama

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gardisti: 07/02/2020 09:35

    Ik o b*lee se nuk ngeli Usa e Be te lej zonat e nxehta ne doren e nje kopili si puna jote...shko e futi ndonje vize e ca pordhe ne mjetin tend luksoz sic ta kerkon zakoni...boleeeee

    Përgjigju
  • rek: 07/02/2020 02:42

    ty me verte eshte per te uruar fat se ti vete je i mbaruar.

    Përgjigju
  • Erik: 06/02/2020 18:25

    Eh mor Ilir Meta, u mundove t'i beje dem Rames qe s'i dekretove Cakajn si Minister te Jashtem, por i bere nder duke e vene ne krye te tavolinave te nivelit te larte. Stupid.

    Përgjigju
    • Erik: 06/02/2020 20:35

      Per buken e gojes vdes dembeli o mik dhe ndonje i pamundur fizikisht, te tjeret sado mundesi mos kene ia dalin ta nxjerrin muajin. Edhe ne SHBA po s'punove 2 muaj je i mbaruar.

    • Ejuuy: 06/02/2020 18:34

      Ky kujton sikur eshte koke e lart. Te lulezonte shqiperia po kishe te drejte e flisje po njerezit po vdesin per buken e gojes

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër