TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese që arrijnë deri në heqje lirie për të gjithë ata qytetarë që do të thyejnë rregullat duke rrezikuar veten e tyre, të familjarëve dhe të gjithë shoqërisë nga infektimi me COVID-19.
Duke marrë parasysh se si qytetarët nuk i kanë zbatuar deri më tani rregullat e distancimit social teksa dalin gjatë orarit të lejuar 05:00-13:00, kreu i qeverisë thotë se Policia do të veprojë me një përgjigje reciproke ndaj të gjithë atyre që nuk do të mbajnë radhën dhe distancën. Në tregje do të vendosen kordonë nga policia dhe ushtria, njofton Rama.
Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!", shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Postimi i plote
"Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t'u lëshuar me idenë se s'na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë!
Ushtria dhe policitë bashkiake bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Policia e Shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore!
Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!
*Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj... Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s'kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar"
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
Nuk na ka ardh kush me na pyt a keni me hager as per kurgja kam nje nim ekonomike sja vlen me shku me marr
PërgjigjuShum mire do veproje per shum kok shkrete qe ka ky vend,po joderi ne eqje lirie po do isha dakort me nje gjobe te majmure qe te ndiqet deri nefunt tejetes qe ta paguaje,un jam nje njeri qe eurej kete sistemin eketij rilindasit por ketu per mbrojtjen epopullates ka shum te drejte keto jan munsit ne kete vent dhe kete mundesi ekemi vete ne ne dore te ruajme veten mos vini politiken ne kete rast po vini llogjiken si te jet me mire nuk eshte nevoja terime gjith javen brenda dhe te sulemi diten eshtun si te babezitur njeri mbitjetrin per te bere psonja ,kur shum bukur munt terime lark deri sa te vije radha ose ti marim masat gjat javes pak enga pak.
PërgjigjuNuk kam kerkuar ndihme deri me tani ndaj nuk mund te pergjigjem me saktesi nese ndihmon bashkia apo jo
PërgjigjuARRESTO ATA QE NUK MBAJNE DISTANCE DHE LIRO TE GJITHE KRIMINELET NGA BURGU,,,BRAVO RAMA ,,,AFERIM TE QOFTE,,,PER TY DO VOTOJ HERES TJETER.....
PërgjigjuTi smerr vesh nga e mira vlla.
deri tani dolen nga burgu nje numer i larte kriminelesh dhe do dalin akoma. ndersa ky thote do fusim ne burg fshataret dhe njerezit e thjeshte. duket shume hipokrite kur thuhet se do lejojme levizjen dhe kompanite, nga ana tjeter do futen ne burg nese nuk respektohet distanca.si do veprohet ne nje firme qe con 10 punonjesit me nje furgon???? u liru levizja dhe pastaj do futen ne burg??
PërgjigjuKjo karantina eshte qari matrapazeve qe kane ngritur cmimet dhe nuk ka kontroll per te marre masa
PërgjigjuPo kur të arrestohet p.sh.personi do t'i bëhet tamponi para se të futet brenda, se si do i fusni në burg pa e ditur në janë mbartës të virusit? Mirë është që tregu të jetë i mbyllur dhe të funksionojë si supermarketet ku njerzit të hyjne nga 2 e nga tre... Burgu është zgjidhja më e shkurtër, por jo e duhura...
PërgjigjuEpo patjeter meqe nxorre te burgosurit do futesh njerezit ethheshte ne burg tani
PërgjigjuNdrysho fashat orare dhe mos i mbyll te dielat dyqanet keshtu eleminohen rradhet...Keto te tjerat jane masa idiote te pamatura qe thjesht nxisin pakenaqesi sociale...
PërgjigjuNje pjese ashtu Jane gatuar,,,Injoranca ska kufi..Pastaj nje pjese nuk harisim ta kuptojne ,,qe behet fjala per Jeten e cilit do..nje pjese dalin se behen Trima se Ju thote AI Serbi Sali me shoke qe dilni Beni rremuje ,Si ne 97.. Ketyre vetem druri dhe Ligji i detyron te zbatojne urdherat ...edhe ata Shpellaret,,qe e mbajne Verein Si koke derra,, dikur vieshin ne rrjeshte neper Kooperative,,dhe zwei nuk Ju ndegjohej..
PërgjigjuTashti po e kerkon distancen ti zt Rama! Sigurisht njerzit dotndigjojne se jeten e don gjithkush.Po te mendosh shume per njerzit ti zt Rama duhet te ishe interesuar shume heret,pra nuk dote kishe lejuar mbi popullim te Tiranes dhe nuk dote kishe lejuar nje Spital infektive tip kolibje bere qushe ne kohen Emverit.Duke e pasur mjekesine pertok fillon e bertet dhe uluret duke i rane qafe pipullit.Me nje fjalore arrogance teknokratike mbyllu ne shtepi,mos leviz,ruje distacen laje duart.Athua qe ke te bejsh me nje popull budalla apo adolishent.Ekeni gabim zt Rama dhe mos permendeni gjoba e burg.Ju po lironi mga burgu,kriminel,vjedhesa,vrases e drogaxhi dhe doni te fusni ne burge viktimat epidemise.Nuk flas si opozitar por si qytetar,pasi opozita ne shqiperi ka kohe qe kavdekur e mbaruar.Ulu bisedo me popullin mos e kerceno,plotesoje te gjitha mjetet efekshme te luftes kunder koronoviruesit dhe pastaj kerkoji hesap popullit.Beje llogorit me ekspert Ekonomist ne rase dote blije ne trege minimalen 2.miljon doreza dhe maska sa dote ishte kosto? Besoj shume me e ulet se sa shpenzon sot me ushtri polici e ktadi.Kjo dote ishte analiza ke e mire.Pse ne te gjithe fshatrat e shqiperise nuk ka nje rast te vetem me koronovirus,sepse atje ka ajer,ka diel kadhe pune.Kurse ne qytet ndodh e kunderta njerzit mbyllen,mbajen ne tensjon.Po keshtu Tiranes dhe qyteteve te medha urbane ju eshte zene fryma nga ndertime shumekateshe merrendeshbedhe ata hapsiravqe ja premtuat popullit para se te vinit ne pushtet dotja lenitbte lire.Qeverisja juaje qendrore dhe lokale beri te kunderten duke zene cdo cept te hapsires.Prandaj nuk ndigjohet Lul Basha,sepse fushaten ne heshtje po ja bene qeverisja juje.Shpresoje qe te lexoni komete te tilla zoti Rama,pasi jane je temirenne te vajtes,pasi une jame imajte idealist dhe jo militant te tipit servil.
PërgjigjuSka Alternative tjeter duhet pa tjeter te ndiqen masat nga qeveria se ban kush nga qejfi rinështepi mos e mer personale Lexo rekomandimet e Organizates Shendetsore të OKB
Masat duhen dhe jane te domosdoshme por meqe dalja eshte me leje dhe e kufuzuar(1 ore) mund te zgjatet orari mbylljes pertej ores13.ose te dilet ne baze te mbiemrave ku te kete nje orar sipas germes se mbiemrit kur aplikohet.
PërgjigjuMasa ligjore mga facebook pa u konsultuar me ligjin ne fjale. Nderkohe nxirr nga burgu ata qe kruejne krime te mirefillta dhe fut popullin qe po e rrenonon se shteti faliment i ppp ska fonde. Zhvillo strategji per kte krize dhe leri masat nga fb se KM jo lolo.
PërgjigjuTani do dalim me meter ne dore
PërgjigjuVazhdon prap me masa qe krijojn amulli paqartesi arbritaritet e gjitha kjo per te kriju pushtet aposolut per evazion gjobvenie zvatje uzurrpim te prones tjetrik krijim monopoli nxjerje jash loje me gjoja ligj. Gllaberim biznesi deri ne falimentim duke i vendosur masa absurde qe ndryshojn sipas planit zi qe po zbaton. Ky qe flet sikur e ka merak jeten e qytetarve se eshte i shqetsuar por e kunderta eshte e vertet po zbaton planin e tij dhe oligarkis se tij se bizneseve per te skllaveruar me tej njerzit duke i zhytur ne varferi. Bej te qart duke njoftuat cdo biznes individualisht sipas nr nipt qe preket dhe kohen qe parashikohet te pezulloj veprimtarin jepu nje dokument qe te nisi procedurat per te kerkuar pagen e emergjences sepse ktej nxjer ligj qe biznesi te vazhdoj ndesa ne biznese po dergon milicin e oligarkve qe me arbitraritet po gjobit dhe po demton bizneset ku ligjin po e interpretojn policet qe sot kan mar atributet e gjykates dhe ushtrojn presion pa dhene zgjidhje problemeve qe krijojn. Mos ushto pushtetin sikur ta ka dhen perendia dhe ben cte duash, po i trajtove njerzit me perbuzje dhe ti kontrollosh me ushtrimin e forces duke i perbuzur e tallur sipas qefit duke ushtruar dhune policore e gjitha do te kthehet mbrapsh.
PërgjigjuZ.Kryemenister, Karantina e rrepte është rruga e gabuar. Per kete arsye dyndin njerzit tregjet se kur te jete dita e fundit.
PërgjigjuReciprike e? Jo reciproke. Bravo!
PërgjigjuE mjaf tani me se po behesh qesharak
Përgjigjupo po varikarso dhe ti na duhesh 24 ne 24 pak kishim gjerat e tjera
PërgjigjuSonila te lumte goja o pjeshke sa bukir ja the.
Plani buxhetit afatmesem: Shef enderr, do bejme kete. Shef enderr, do bejme ate.
Përgjigju