Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale, ishte Dibra, ku përsëriti se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa asnjë dyshim. Kreu i qeverisë është ndalur të komentojë edhe konferencën e jashtëzakonshme që pritet të mbajë nesër presidenti Ilir Meta, sipas së cilit është i bindur se do të "thotë fjalë të bukura, sikur është shumë i shqetësuar ", ndërkohë që sipas tij, nuk është aspak.
"Ndërkohë një shoku im tjetër, del dhe bën një skandal duke thënë "anulim loje" se jam i shqetësuar për stabilitetin, gjithë fjalët e bukura. Jam i bindur, se e di se çfarë do të thotë. Kështu i bie që në mëngjes Meta thotë "ju sulmoni që ta digjni vendin dhe unë në darkë do e shuaj". Nga ata Shqipëria do shpëtojë vetë më 30 qershor. Të gjithë demokratëve, udhëheqës të falimentuar nga trutë e kokës e kanë kthyer PD në një ndërrmarje komplet personale...se LSI ka qenë me kohë", tha Rama.
Në vëmendje ai ka sjellë edhe marrëveshjen e bërë në vitin 2017, me kreun e PD-së, Lulzim Basha, me qëllim që të argumentojë se përse vendimi i presidentit është nul. Ai shprehet se mes argumenteve që e bëjnë të pavlefshëm çdekretimin e zgjedhjeve, është e fakti që nuk është konsultuar me palët.
"Ne bëmë një marrëveshje, dhe atëherë u kërkua nga të gjithë që të shtyhen zgjedhjet, unë thashë "jo", se po i shtymë njëherë do i shtyjmë gjithmonë. Pasi ne kishim bërë marrëveshjen, presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë me vulë timen dhe shokut tim, që më ka humbur dhe s'po e kap dot më, që t'i kërkonin presidentin shtyrjen e zgjedhje. Nuk mund dot kurrë që presidenti të shtyjë zgjedhjet, pa pyetur asnjë", tha Rama.
Komente












Politikan mjerana , mos e bofshi piken e hajrit se te gjith bashk I boni planet . Por shum shpejt do merrni hakun Te gjithe per Reç jeni .
PërgjigjuLikja shah mat rames me dy levizje
PërgjigjuBej nje xhiro nga Shijaku per ndonje pjate te ngrohte...vetem aman shtype mire se po na le pa zgjedhje ne 30 qershor se si ty skemi ku gjejme he vlla...tdu fort
PërgjigjuPo ai ka dy jave qe nuk takohet me Moniken si ja ben ajo e shkreta per nepson qe ka?
PërgjigjuE ka Plastik 25 cm ajo mos ja qaj hallin
Rrite dozen z Rama qe ti harrosh HALLET e RILINDJES dhe te ecesh perpara drejt zgjedhjeve te 30qershorit
Përgjigjuzyboo fjala jote ne grop te hales.e the ti u be!!po e hap krahun te vije sala se e meriton me duket.do kesh ngrene edhe ti corbe te prishur oooo zuber