Rama vijon fushatën elektorale: Meta po i fryn konfliktit civil, gjithçka mund të diskutohet por 30 qershori jo

Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit. Ai u ndal në Patos, Mallakastër dhe Roskovec ku prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie. Ai përsëriti akuzat ndaj opozitës dhe presidentit Ilir Meta se po përpiqen të pengojnë zgjedhjet pasi duan të bllokojnë procesin e integrimit të vendit në BE.

Rama tha se opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha drejtojnë Bashën dhe Kryemadhin për të bllokuar këtë proces pasi i tremben Reformës në drejtësi.

Ai u shpreh i vendosur se data 30 qershor nuk mund të negociohet pasi ajo nuk është një e drejtë e politikanëve por e qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të ndryshojë sa herë do një parti politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Rama: Ne jemi kokëfortë, gjithçka mund të diskutohet por 30 qershori jo

Nga Roskoveci, kryeministri Edi Rama deklaroi çdo gjë mund të diskutohet por 30 qershori jo. Ai tha se opozita po bën çmos për të bllokuar zgjedhjet që të pengojnë integrimin në BE sepse kështu mund të shmangin edhe përgjegjësinë para drejtësisë.

"Sot unë duhet të them se të gjithë picirin që kam hequr me Majlindën ja kam bërë hallall. Ka këmbëngulur edhe kur unë dukesha i vendosur, mjaft tani se nuk kemi mundësi. Nëse do bënim një garë kokëfortësie, që koka ime nuk thyhet lehtë do humbisja përpara Majlindës. Kokëfortësia jonë për 30 qershorin është e lidhur me bindjen e argumentuar se duhet çuar deri në fund puna që kemi nisur. Koha e të paprekshmëve ka mbaruar. Duhet të çojmë deri në fund kokëfortësinë për të ecur drejt BE. Ata që ikën nga zgjedhjet janë rrugëve duke bërë çdo përpjekje për të dëmtuar vendin, duke prodhuar pamje përmes një organizimi të qëllimshëm me njerëz që sulmojnë parlamentin me molotov dhe duke dalë nëpër mediat e huaja krijojnë idenë se këtu bëhet nami. Ata që bëjnë këtë punë janë një popull imagjinar. Janë të rinj rrugë humbur që paguhen për të vënë maskat për të shantazhuar popupllin shqiptar tashmë që duhet të ishin të njëzëshëm si përfaqësues të gjithë popullit që sot të kërkonim njëzëri që Shqipërisë t'i hapej dera. Katërshja që kërkon me patjetër ta marrin peng vendin, Saliu, Iliri, Luli, fallxhorja e kanë tmerr të ulin në atë tryezë, sepse aty bisedimet nisin me reformën në drejtësi që të provohet se në Shqipëri mund të hetohen të gjithë ata që nuk janë prekur për 30 vjet, që sistemi funksionon. Zgjedhjet i pengojnë për të thënë pse duhet t'i hapni bisedimet me këtë vend që nuk ka shtet. Njeriu më i interesuar për ta lënë këtë punë jam unë, pse duhet të jem unë kokëfortë, unë s'jam as Majlinda Bufi. Qeverinë e kemi si na e dhanë shqiptarët në 2017, pa asnjë në prehër se na i hoqën shqiptarët nga prehëri. Kam thënë që në sekondën e parë se gjithçka mund të diskutohet por 30 qershori jo", tha Rama.

Ora 18:18
Rama ironizon sërish: Shtyji zgjedhjet Ilir se shoh një tresh përmbys dhe një 'P'

Nga Mallakastra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie kryeministri Edi Rama ironizoi sërish presidentin Ilir Meta dhe liderët e opozitës duke thënë se presidenti mori vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve pasi u sinjalizua nga filxhani i bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Rama tha se ata që kanë votuar PS katër vite më parë kanë fituar, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në vend pa bërë asnjë hap para.

"Më ka dalë këtu një tresh përmbys, merre dhe ti në dorë se është edhe një P se domethënë se populli ty të do. Por ti nëse e do popullin lutju zotit siç e ke zakon përditë, thuaj edhe Saliut ta thërrasë Lulin brenda (dmth brenda në zyrë). Kur kemi shkuar katër vite më parë në Fier dhe në bashkitë e tjera dhe kemi thënë na jepni votën, kush na dëgjoi dhe votoi fitoi. Këtu nuk ka dëgjoi shumica fituan. Kur shkon hyn në Fier sheh dallimin, ndërsa këtu është e njëjta gjë si para katër vitesh. nëse ne do bëjmë kontratë më ju do bëjmë në katër vitet e ardhshme ndryshim. Na e kanë bërë më të lehtë se nuk kemi kundërshtarë. Mos kini asnjë dyshim se kur mbjell frikën nga frika tretet. Kush është me të drejtën nga e drejta shpërblehet", tha Rama

Ora 17:15
Rama: Nëse Ilir Meta është i shqetësuar se do plasë lufta, t’i thotë Monikës të qetësohet

Kryeministri Edi Rama ishte në Patos ku zhvilloi takimin e radhës elektoral tha se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po përpiqen të prishin imazhin e vendit për shkak se i tremben reformës në drejtësi. Rama tha se zgjedhjet janë një e drejtë e popullit dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të polikanëve për shkak të frikës së opozitës.

"Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, '97-ës sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmën e tij. Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t'i thotë Monikës të qetësohet, t'i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve.

Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë por jemi të detyruar ta zbatojmë si na e kanë imponuar për të vendosur njëherë e mirë se kushtetuta nuk është një libër që e lexon. 30 vjet që një plak sot që i ka lidhur kokrrat si tespijet e plakut Mere. Asnjë ditë më shumë me presionin e plakut s'mund t'i bëjë socialistët të largohen", tha Rama nga Patosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi nga USA: 15/06/2019 22:33

    Z Kryeminister vazhdo perpara leri cakejt te terbohem vetem nje opposition kam jepini kopetenca policise te mos tolerojne me zbatoj te ligjit prapa hekurave kushdo. Qe shkel lligjet

    Përgjigju
  • Albani: 15/06/2019 11:53

    Rama, Basha-leve e djathte e Berishes jeni shume afer luftes civile,armet ju mungojne.Lufta ne mes jush behet per ti ruajte interesat vehtjake.

    Përgjigju
  • Fukarai bakebosh: 15/06/2019 03:26

    VETEM PER KARRIGEN TENDE VETEM PER PLAKUN MERRE DHE FILXHANIN ASNJE CEREK FJALE PER FUKARENJTE PENCIONISTAT TE PAMUNDURIT NERITAN CEKA KISHTE TE DREJTE UNE PO SHTOJ NJE TJETER I ZENSHIT HAKAT E FUKARENJEVE DHE MBETSHIT FUKARA TERE JETEN ATA QE VOTOJNE PER ED RAMEN SALIU NA LA ME 100euro ne muaj ED RAMA NA RREZOJE ME POSHTE 80euro ne muaj 20euro Jane rritje taksash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve