'Bum tërmeti, bam COVID-i'/ Rama uron shqiptarët: Një Vit të Ri siç ua do zemra e siç padyshim e meritojnë të gjithë (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri përmes një video-mesazhi, ku përfshihen pamjet ankthi nga rrënojat e tërmetit deri tek dyert e spitaleve COVID.

Numri një i qeverisë i konsideron sfida të mëdha këto dy ngjarje, ndërsa premton se do të punojë më fort për një vend më të mirë, pasi frymëzohet nga qytetarët që punojnë pa ndalur, për fëmijët dhe të ardhmen.

Rama nuk kurseu as një falënderim drejtuar bluzave të bardha.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë, edhe unë mendoj që kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur përditë janë të pafundme, lëre pastaj bum tërmeti, bam COVID-i, çfarë sfidash, por prap se pra puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, nën rrënojat e tërmetit. Puna më e vështirë është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, në të nxehtë dhe në të ftohtë, ditën dhe natën, për të kthyer sa më parë familjet në shtëpi dhe fëmijët në shkollat e tyre. Puna më e vështirë është puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve, e infermierëve, punonjësve e kujdesit shëndetësor që tash sa kohë luftojnë kundër COVID-it. Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm, që punojnë dhe jetojnë duke mbajtur familjet edhe në këto kohë kaq të jashtëzakonshme pandemie apo rimëkëmbje pas tërmetit. Puna më e vështirë është e prindërve që luftojnë për t’iu dhënë prindërve një të ardhme më të sigurt në një Shqipëri të fortë dhe të shëndetshme. Shembulli i tyre ma bën punën më të lehtë, ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes me një dëshirë kaq të madhe për të luftuar që të bëj më të mirën, çdo ditë për vendim tim. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhshme më të ndritshme. Të gjithë njerëzit që sot punojnë kaq shumë e të gjitha familjet e tyre dua t’i falënderoj me mirënjohje nga zemra për gjithçka më japin dhe gjithçka i japin këtij vendi dhe t’i uroj një vit të ri siç ua do zemra e siç padyshim e meritojnë të gjithë”, shprehet Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja