Kryeministri francez i mbyll dyert
Benzemasë: S’ka vend në kombëtare

Kryeministri francez i mbyll dyert<br />Benzemasë: S’ka vend në kombëtare
Vetëm zyrtarisht mungon përjashtimi i Karim Benzemasë nga Kombëtarja franceze për Euro 2016.
 
Kryeministri Manuel Valls ka deklaruar se nëse një sportist nuk është një shembull për të tjerët, ai nuk duhet të jetë në kombëtare.
 
“Një sportist i madh duhet të jetë shembull, në rast të kundërt ai nuk ka vend të skuadra e Francës.
 
Nëse do të kisha një ministër të akuzuar për diçka ai nuk do të qëndronte në qeveri. E njëjta gjë duhet të jetë edhe me Përfaqësuesen” tha Valls.
 
Sulmuesi i Realit të Madridit rrezikon burgun për përfshirjen në shantazhin ndaj lojtarit të kombëtares, Valbuena për një video erotike.
 
Benzema së bashku me dy persona të tjerë i kërkonin 150 mijë Euro Valbuenës për të fshirë videon, pasi në të kundërt do ta publikonte.
 
Benzema është paralajmëruar edhe nga Reali, që nëse shpallet fajtor do përjashtohet.



d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën