Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se lidhjet ekstremiste që kanë targetuar Parisin mund të përdorin armë kimike dhe biologjike në të ardhmen. Këtë deklaratë kryeministri e ka dhënë gjatë një mbledhje në Parlament, për të folur rreth gjendjes së jashtëzakonshme.
“Terrozimi goditi Francën jo për atë që po bën në Siri dhe në Irak, por për atë që është vetë.”- tha ai.
“Ne dimë se mund të jetë rrezik përdorimi i armëve kimike dhe biologjike.” Valls ka folur edhe më tej në lidhje me themelimin e një organizate të re për të trajtuar radikalizmin në Francë.
“Ne jemi në luftë. Por jo lloji i luftës që ne jemi mësuar. Jo, kjo është një lloj i ri i luftës - nga të jashtë dhe brenda – ku terrori është qëllimi i parë dhe arma e parë ... është një luftë e cila ndryshon vazhdimisht dhe që gjen rrugën e saj në jetën e përditshme.
Ky lloj i ri i luftës është organizuar, udhëhequr nga një ushtri e kriminelëve. Çka është e re është mënyra sesi ajo operon: mënyrat e vrasjes janë vazhdimisht në ndryshim. Ne do të krijojmë një organizatë për t’iu kundërvënë përpjekjeve që radikalizojnë të rinjtë."
Ai shtoi se do të fokusohet te të rinjtë francez dhe jo te ata që kthehen nga Siria.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com