Alexis Tsipras ftohet nga Erdogan në Turqi, Ai ka njoftuar se në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë dy ditore në shtetin Turk.

Ishte Dimitris Canakapoulos, Zëdhënësi i qeverisë greke ai që e bëri publik lajmin  kur në nje një konferencë për shtyp i pyetur nga disa gazetarë për mardhëniet Turqi-  Greqi ai u përgjigj se "kryeministri grek me ftesë të presidentit Turk në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë në Turqinë".

E bërë me dije nga zyra e Tsiprsas në ditën e parë të vizitës ai do të pritet në një takim nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, zëdhënësi Canakopoulos, tha se pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media dhe do të shtrohet darkë.

Ndër të tjera Canakopoulos ka ndarë edhe informacionin se në ditën e dytë të vizitës, Tsipras do të qëndrojë në Stamboll ku do të vizitojë Patriarkun Ekumenik Bartholomeos.