Greqia ka hyrë në një periudhë të zgjatur elektorale dhe zgjedhjet për pushtetin lokal të zhvillohen bashkë me ato europarlamentare, më 26 maj.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në fillim të muajit tetor 2019. Këtë vit plotësohet dhe mandati i qeverisë Cipras, me koalicionin fillestar me “Grekët e Pavarur”. Megjithë sulmin e vazhdueshëm të opozitës për zgjedhje të parakohshme si dhe parashikimet e shumta akoma dhe për zgjedhje të trefishta më 26 maj, kryeministri grek ka konfirmuar qëndrimin konstant të kryesisë së SYRIZA.
Gjatë konferencës për shtyp në Zapio Megaro, ku Cipras ka shpallur një paketë masash lehtësuese, me karakter të përhershëm, është referuar dhe në datën e zgjedhjeve parlamentare. Konkretisht, kryeministri grek është shprehur se të gjitha masat përbëjnë një tregues të rritjes së ekonomisë greke, pas daljes nga memorandumet në gushtin e kaluar, se do të përfshihen në buxhetin e vitit 2020 dhe se nuk kanë lidhje me fushatën elektorale.