Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka uruar homologun e tij Edi Rama  për rikonfirmimin e tij në krye të Qeverisë Shqiptare në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Alexis Tsipras në urimin e tij thekson vendosmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
 
“Jam i vendosur të punoj ngushtë me ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona”,
është shprehur Tsipras.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com