Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen, kjo është arsyeja

1708983318_sfdgnxdhmnfxd.JPG

Mohammad Shtayeh

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayeh njoftoi dorëheqjen e tij të hënën, ndërsa Autoriteti Palestinez kërkon të krijojë mbështetje për të patur rol më të madh mbi rikthimin në normalitet në Gazës, pas luftës mes Izraelit dhe Hamas.

Dorëheqja vjen mes presionit në rritje të SHBA-së ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, për të riorganizuar Autoritetin ndërsa përpjekjet ndërkombëtare intensifikohen për të ndalur luftimet në Gaza dhe për rindërtimin e një qeverisje të vetme politike palestineze me qëllim menaxhimin e Gazës.

Largimi nga detyra e Shtayeh nuk është pranuar ende nga Abbas, pasi pritet t'i kërkojë atij të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një zëvendësues i përhershëm. Autoriteti Palestinez, i krijuar rreth 30 vjet më parë si pjesë e marrëveshjes së përkohshme të paqes të Oslos është akuzuar për joefikasitet dhe korrupsion, strukturë në të cilën kryeministri ka pak pushtet real.

Por largimi i Shtayeh shënon një ndryshim simbolik që nënvizon vendosmërinë e Abbas për të siguruar që Autoriteti të ruajë udhëheqjen e tij ndërsa presioni ndërkombëtar rritet për të krijuar një shtet palestinez përkrah Izraelit.

Shtayeh, një ekonomist që mori detyrën në vitin 2019 është shprehur se administrata e ardhshme do të duhet të marrë parasysh realitetin në Gaza, të shkatërruar nga gati pesë muaj luftime të rënda.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kryeministri i Autoritetit Palestinez jep dorëheqjen! Mediat: Izraeli ka rënë dakord për lirimin e 5 ushtareve femra nga Hamas në këmbim të 15 palestinezëve


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës