Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak shkon sot në Izrael

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak shkon sot në Izrael

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të mbërrijë në Izrael të enjten për takime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, përpara se të shkojë në kryeqytetet e tjera rajonale, njoftoi zyra e udhëheqësit britanik.

Sunak do të shprehë ngushëllimet e popullit britanik për humbjet e jetëve në Izrael dhe Gaza si rezultat i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën. Zyra e kryeministrit tha se zoti Sunak do të paralajmërojë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

“Çdo vdekje e popullsisë civile është një tragjedi. Shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit”, tha zoti Sunak përmes një deklarate përpara vizitës së tij.

Ai tha se shpërthimi vdekjeprurës në një spital në Gaza të martën, që vrau qindra palestinezë, duhet të jetë "një moment vendimtar për udhëheqësit e rajonit dhe mbarë botës që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të rrezikshëm të konfliktit", duke u zotuar se Britania do të jetë "në ballë të kësaj përpjekjeje”.

Sunak do të kërkojë gjithashtu hapjen e një rruge për të lejuar ndihmat humanitare në Gaza sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për t'u mundësuar shtetasve britanikë të bllokuar në Gaza që të largohen.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin