Kryeministri bullgar: 3 vende skeptike për negociatat, të çelen me kusht

Bullgaria e cila mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, propozon që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por me kusht, në mënyrë që të reflektohet edhe shqetësimi i 3 vendeve skeptike. Deklarata u bë nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, i cili u takua me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

 Kemi akoma dy tre shtete që janë ende skeptike me Shqipërinë, por shumica e vendeve të BE-së mendojnë, që edhe pse me kusht, Shqipëri duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për hapjen e negociatave. Duhen përpjekje të mëdha për të bindur deri në qershor vendet e tjera.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

Por kreu i qeverisë bullgare bëri edhe një tjetër propozim surprizë, që nuk mundi të shtjellohej më tej, sepse të dy kryeministrat nuk pranuan pyetje nga gazetarët vendas apo të huaj.

Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. Propozova që çdo njëri prej shteteve që merr pjesë, të dërgojmë një oficer për ndërlidhje që të krijojmë një shtab më të organizuar për luftën e përbashkët.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

Borissov shkoi edhe më tej, kur kërkoi që të maten forcat ushtarake mes vendeve, duke sfiduar kështu Turqinë.

Gjithmonë shqetësohem kur dëgjoj që ushtria turke zhvillon stërvitje pranë kufirit të Kosovës, kur ka grumbullim të ushtarakëve, kur flitet për manovra. Në këtë drejtim, ne po kështu do të zhvillojmë stërvitje të përbashkëta, të forcave tona me veprime të posaçme. Gjatë muajve e viteve të ardhshme të punojmë akoma më mirë.

Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

Ndërkohë kryeministri Rama përmendi se dy vendet kanë marrëdhënie të mira, të rikonfirmuara në disa raste.

Marrëdhënia jonë me Bullgarinë është jashtëzakonisht pozitive. Na u dha mundësia ta shprehim këtë cilësi të marrëdhënies me rastin e kalimit në parlament të ligjit për pakicat kombëtare. Bullgaria do të marrë në patronazh disa fshatra në kuadër të “100 fshatrave” për të përmirësuar infrastrukturën dhe jetën sociale në to.

Edi Rama

Kryeministri bullgar ishte në Tiranë në kuadër të forumit ndërkombëtar Aqaba Meetings, ku  u diskutua mbrojtja nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Ora 16:57
FOTO/ Kryeministri Bullgarë vizitë në Tiranë, takim me kryeministrin Rama
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Labi: 05/06/2018 12:10

      O sybeja Po populli q ska buk le t punoj e jo t rrin kafeneve rrugve e t mbjellin ashash maleve ne jemi popull dembel e na i ka fajen kryeminstri tani ..ike moj o sybe puno

      Përgjigju
    • Sybja: 05/06/2018 02:21

      Populli ska buke per te ngrene ky trapi na cau TRAPIN me negociatat

      Përgjigju
    • Petrefi: 05/06/2018 01:07

      Dy rruge ka Europa o te pranoje Shqiperine ose te perballet me Rusine.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

    Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës