Kryeministri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore vdes në moshën 95-vjeçare

 Kryeministri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore vdes në moshën 95-vjeçare

Hans Modrow

Hans Modrow, i cili si kryeministri i fundit komunist i Gjermanisë lindore mbikëqyri reformat demokratike që hapën rrugën drejt ribashkimit të Gjermanisë, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, tha të shtunën partia e majtë gjermane Die Linke.

"Mbrëmë Hans Modrow na la në moshën 95-vjeçare. Me këtë, partia jonë humbet një personalitet të rëndësishëm," tha partia, pasardhëse e Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, në një deklaratë.

Modroë kishte thënë se do të ndihmonte në shndërrimin e Gjermanisë Lindore në një demokraci kur të bëhej kryeministër i një qeverie tranzicioni të udhëhequr nga komunistët më 13 nëntor 1989, katër ditë pas hapjes së Murit të Berlinit që kishte ndarë Berlinin Lindor dhe Perëndimor për 28 vjet. 

Udhëheqja e mëparshme komuniste ishte detyruar të largohej pasi protestuesit anembanë Gjermanisë Lindore kërkuan demokraci dhe liri, duke i bërë jehonë thirrjeve për ndryshim në të gjithë Evropën Lindore të dominuar nga sovjetikët pas ardhjes së Mikhail Gorbachev në pushtet në Bashkimin Sovjetik.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës