Kryeministri i Irlandës, Taoiseach Leo Varadkar, ka ngritur problemin e azilkërkuesve në këtë shtet, të cilët vijnë nga Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Në një shkrim të Irish Independent, thuhet se statistikat tregojnë se Shqipëria dhe Gjeorgjia, kanë kapërcyer Sirinë për sa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar azil në këtë vend.
“Qeveria ka shtuar kontrollet në aeroporte për t'i ndaluar ata të hyjnë në vend”, -u shpreh Kryeministri i Irlandës.
Ma teje ai ka theksuar se shqiptarët dhe gjeorgjianët, duke përdorur dokumente të rreme, nisën drejt Irlandës dhe më pas i hedhin dhe kërkojnë azil.
"Për dijen time, shumica e azilkërkuesve nuk u jepet azil për shkak se nuk e kanë të bazuar kërkesën e tyre”, -tha kryeministri.
Varadkar ka deklaruar se Irlanda nuk është se po ‘mbytet’ nga emigrantët, por ama qeveria e tij nuk mund të lejojë asnjë hyrje të paligjshme.
460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.
-
Shqiptarofobia dhe antishqiptarizma shekullore duhet te mari fund pergjithmone. Askush nuk mund ti perdori shqiptarët mish për top për elektorat. Politika shqiptare duhet tu tregoje vendin këtyre plerave!
Përgjigju -
Ik ore qelbësirë! Te ngrihet politika dhe ti tregoje vendin ketyre mu tave irlandeze, daneze, hollandeze dhe gjith mu tave te tjerë . Yyyyyt plera!
Përgjigju-
Po sna e kan fajin keta neve jo, fajin e kemi ne qe zghedhim ato qelbesira qe kemi ne pushtet
-










Komente
Komento