Gjatë bisedës telefonike që pati me Kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi falje lidhur me deklarat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, mbi origjinën hebreje të Hitlerit.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit Bennett dhe sipas mediave izraelite, Kryeministri ka pranuar faljen dhe ka falënderuar Putinin që ka sqaruar qëndrimet e tij në lidhje me popullin hebre dhe kujtimin e Holokaustit.


Lajmi kryesor:

Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol