Kryeministri i Maqedonisë: Nëse nuk marrim datë për negociatat mund të bjerë qeveria

Kryeministri i Maqedonisë: Nëse nuk marrim datë për negociatat mund të bjerë qeveria

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë në një deklaratë për mediat në Bruksel, se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman dhe datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

Edhe procesi i reformimit të qeverisë  sipas kryeministrit maqedonas, varet nga vendimi për datën e negociatave.

"Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie qeveria. Kjo qeveri me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”-tha Zoran Zaev.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë